A i bëjnë vërtetë mirë trupit tre vakte në ditë?! Zbuloni të dhënat

schedule23:00 - 6 Janar, 2023

schedule 23:00 - 6 Janar, 2023

Ideja që duhet të konsumojmë tre vakte në ditë është në mënyrë suprizuese moderne. Por sa vakte në ditë është idele për shëndetin tonë, a po nxitemi që të hamë më shumë sesa trupi ka nevojë?

Jeta jonë moderne është krijuar rreth kësaj mënyre të të ushqyerit; pra 3 vakte në ditë. Na thuhet shpesh se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës, na jepet pushimi i drekës në punë dhe më pas jeta jonë sociale dhe familjare rrotullohet rreth vakteve të mbrëmjes. Por a është kjo mënyra më e shëndetshme për të ngrënë?

Para se të shqyrtojmë se sa shpesh duhet të hamë, shkencëtarët na nxisin të marrim parasysh kur nuk duhet të hamë.

Agjërimi me i pjesshëm, që kufizon marrjen e ushqimit në fashë prej tetë orësh, po kthehet në një fushë të madhe kërkimi për studiuesit.

Duke e lënë trupin tonë të paktën 12 orë në ditë pa ushqim, e lejojmë sistemin tonë tretës që të pushojë, thotë Emily Manoogian, studiuese në Institutin Salk për Studime Biologjike në Kaliforni dhe autore e një punimi të vitit 2019 me titull “Kur të hamë”.

Rozalyn Anderson, një profesoreshë e asociuar në Shkollën e Mjekësisë dhe Shëndetit Publik të Universitetit të Wisconsin, ka studiuar përfitimet e kufizimit të kalorive, e cila shoqërohet me nivele më të ulëta të inflamacionit në trup.

“Të kesh një periudhë agjërimi çdo ditë mund të të bëj të marrësh disa nga këto përfitime,” thotë ajo. ” Agjërimi e vendos trupin në një gjendje tjetër, ku është më i gatshëm për të riparuar dhe mbikqyrur për dëmtime dhe për të pastruar proteinat e palosura keq.” Proteinat e palosura gabim janë versione të gabuara të proteinave të zakonshme, të cilat janë molekula që kryejnë një gamë të madhe punësh të rëndësishme në trup. Proteinat e palosura gabimisht janë shoqëruar me një sërë sëmundjesh.

Agjërimi me ndërprerje është më shumë në përputhje me mënyrën se si trupat tanë kanë evoluar, argumenton Anderson. Ajo thotë se i jep trupit një pushim në mënyrë që të jetë në gjendje të ruajë ushqimin dhe të marrë energji atje ku duhet, dhe të shkaktojë mekanizmin për të çliruar energji nga rezervat e trupit tonë.

Agjërimi mund të përmirësojë gjithashtu reagimin tonë glicemik, thotë Antonio Paoli, profesor i ushtrimeve dhe shkencave sportive në Universitetin e Padovës në Itali. Duke pasur një rritje më të vogël të glukozës në gjak kjo ju lejon të ruani më pak yndyrë në trupin tuaj, thotë ai.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!