A flet me Bes Kallakun dhe Olsin? Erion Isai i thotë të gjitha: Me Jul Dedën kemi pasur përplasje

schedule11:00 - 19 Nëntor, 2021

schedule 11:00 - 19 Nëntor, 2021

Kryetari i bashkisë së Ersekës, Erion Isai, i njohur më së shumti për publikun si aktor i famshëm ka rrëfyer gjithçka në “ABC e Mëngjesit”. Ai ka folur për karrierën e tij në skenë, në politikë dhe deri te familja.

Sakaq, është ndalur edhe te raporti me Bes Kallaku dhe Olsi Bylykun, me të cilët dikur kishte një rubrikë pjesë e “E diela shqiptare”.

Isai ka hedhur poshtë të gjitha aludimet e portaleve për një zënkë mes tyre duke e konsideruar si vëlla Besin dhe se gjithçka u mbyll pasi morën drejtime të ndryshme.

Me Besin kam 17 vjet dhe nuk janë pak. Dje u takuam se kishte një aktivitet personal, u takuam me Besin dhe Olsin. I kemi raportet njësoj, mbyllja e rubrikës në ‘E diela Shqiptare’ erdhi natyrshëm se unë zgjodha drejtim tjetër, Besi zgjodhi drejtim tjetër, Olsi po ashtu. Nuk janë të vërteta çfarë thuhet në portale”.

Më tej, pjesë e një loje nga moderator Alban Musa, ai përshkroi me një fjalë disa personazhe, ndërsa te Jul Deda u ndal duke sqaruar edhe marrëdhënien e tyre pas debateve politike me njëri-tjetrin.

“Jul Dedën nuk di si ta përshkuaj kemi pasur disa përplasje virtuale politike. Vazhdoj të kem konsiderat për familjen Deda, për Marjon dhe për Zefin”.l.k/abcnews.al