Instruktori i yogas, Klodian Murati i ftuar në emisionin “Bardh e Zi”, i pyetur nëse yoga është magji, ai është përgjigjur me shaka se po, por është magji e bardhë.
Ai shton se yoga është magji sepse ajo është ndryshim për përmirësim.
“Joga magji? Thellë, thellë është magji, por magji e bardhë. E them me shaka, sepse joga të ndryshon mendjen, nëse të ka ndryshuar mendjen të ndryshon trupin, nëse të ka ndryshuar mendjen dhe trupin, të ka ndryshuar jetën tënde dhe nëse të ka ndryshuar jetën tënde, të ka ndryshuar jetën e familjes tënde, shoqërisë tënde. Dhe kur them ndryshim, them ndryshim për përmirësim dhe kjo është magjia e yogas” tha ai.
Në krahun tjetër teologu, Miron Çako, shprehet se yoga realisht është magji, pasi kur njeriu kërkon forca e energji pa iu dedikuar zotit, është një veprim okult magjik.
“Joga është një praktikë nga fetë lindore, budiste, inaiste dhe të tjera që janë importuar në Perëndim në vitet 60. Kur njeri kërkon forca energji pa iu dedikuar zotit, është një veprim okult magjik.
Nëse e pranojmë vetëm si një lëvizje trupore, por ajo nuk është lëvizje trupore pasi përfshin meditimin me disa recitime, atëherë joga futet në aspektin e magjisë”, tha ai. r.t/abcnews.al