A është Xhorxh Uashingtoni me origjinë shqiptare? Krisafi tregon në “Log.” historinë e vërtetë të legjendës

schedule23:07 - 28 Korrik, 2022

schedule 23:07 - 28 Korrik, 2022

100 vjetori i marrëdhënieve diplomatike Shqipëri-SHBA, ishte një tjetër temë e cila u diskutua në emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo.

Për të folur për marrëdhëniet mes dy vendeve, ishte i ftuar ish-Ambasadori shqiptar pranë OKB-së, Ksenofon Krisafi.

Krisafi tha se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-ve datojnë më herët se 28 korriku i vitit 1922.

Ndërsa i ngacmuar nga moderatori Xhafo, në mos kjo kishte lidhje me historinë e cila nxjerr presidentin e parë Amerikan me origjinë shqiptare, Krisafi shpjegoi të vërtetën e kësaj legjende për publikun shqiptar.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Kur e kanë njohur për herë të parë shqiptarët Amerikën?

Krisafi: Marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA-të, datojnë më përpara se 28 korriku i 1922-t.

Xhafo: Kur i kemi njohur?

Krisafi: Ka një legjendë se është shumë interesante.

Xhafo: Mos më thoni që është ajo e Xhorxh Uashingtonit.

Krisafi: Po ajo është. Unë nuk e besoj atë padiskutim. Por nuk mund të them që nuk ëhstë e vërtetë pa prova. Unë marr thelbin racional të asaj.

Xhafo: E tregojmë historinë e Xhorxh Uashingtonit si është?

Krisafi: Na lidhën me orientin me perandorinë Osmane, mbetëm aty deri në 1912-n. Thuhet se në vitin 1706 një çift shqiptarësh nga Peja morën rrugën për në Dubrovnik, dhe nga Dubrovniku u nisën për në Amsterdam. Aty ata lindën një vajzë të quajtur Marie Balla, e cila udhëtoi nga Amsterdami në SHBA. Kur mbërrit në SHBA ajo u martua dhe u bë gruaja e dytë e babait të Xhorxh Uashingtonit, dhe të dy bashkë lindën Xhorxhin. Emri i saj më pas u amerikanizua dhe ajo u quajt Meri Bala.

/Abcnews.al/

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!