Nga Tim Buthe, The Hill
Të gjitha takimet javën e kaluar në Europë të Presidentit Joe Biden ishin një sukses i jashtëzakonshëm. Në takimin e krerëve të qeverive të G7 – shtatë demokracitë më të mëdha, më të përparuara ekonomikisht- Biden tregoi një pozicion të prerë ndaj Kinës.
Së bashku me udhëheqësit e Bashkimit Europian, ai diskutoi mënyrat për zgjidhjen e disa konflikteve në tregti dhe zgjerimin e bashkëpunimit transatlantik për shumë çështje ku Europa dhe Shtetet e Bashkuara janë partnerë duke pasur parasysh vlerat dhe interesat e përbashkëta, raporton abcnews.al
Në NATO, ai u vlerësua për angazhimin e tij të vendosur ndaj komunitetit të sigurisë transatlantike. Dhe në takimin e tij me Presidentin rus Vladimir Putin, Biden duket se ka fituar respektin e Putin për vendosmërinë ndërsa ka krijuar një mundësi për përmirësime të marrëdhënieve SHBA-Rusi përmes negociatave.
“Amerika është rikthyer”, është fjalia që Biden ka përsëritur gjatë gjithë kohës.
Por a është rikthyer Amerika? Europianët padyshim duan që të rikthehet. Por edhe pse pak guxojnë të flasin hapur.
Çfarë do të thotë rikthimi i Amerikës?
“Siç e shohin europianët, Amerika e udhëhequr nga Biden është rikthyer në një partner dhe mik të NATO-s- duke kërkuar të lërë pas konfliktet përmes kompromisit nëse është e nevojshme ose, më mirë akoma, duke u përqendruar në interesa më të mëdha të përbashkëta, në mënyrë që të rritet mirëqënia dhe jo konfliktet.
Kjo i krijon më shumë mundësi aleatëve të SHBA-së të bëjnë kompromise: Qeveria gjermane tani ka sinjalizuar se është e gatshme të paktën të modifikojë projektin e saj të tubacionit të gazit Nord Stream 2.
Pas katër vitesh, Amerika gjithashtu është rikthyer në krye të qeverisjes globale. Kjo nuk do të thotë që të gjithë të veprojnë si Shteteve të Bashkuara. Por Biden duket se i ka bindur homologët e tij europianë se Kina gjithnjë e më autokratike, të paktën në zona të caktuara, nuk kërkon më të jetë një partner i barabartë, por duket se kërkon më shumë fitime dhe dominim relativ, raporton abcnews.al
Ata tani duken të gatshëm të përballen së bashku me Kinën, ku politikat e saj kërcënojnë autonominë e kombeve demokratike. Ndoshta më e rëndësishmja, Amerika është rikthyer në një partner dhe lider plotësisht të përkushtuar te NATO.
Biden ripohoi pa dyshim angazhimin e SHBA-së ndaj parimit themelor të NATO-s që një sulm ndaj cilitdo shtet anëtar do të konsiderohet një sulm kundër të gjithëve, i parashikuar në nenin 5 të Traktatit të NATO-s.
Udhëheqësit politikë europianë mezi po prisnin pohimin nga Biden se “Amerika është rikthyer”. Dhe ata ndihen më të sigurt sepse premtimet e Biden – fjala dhe veprimet e tij duken të vërteta.
Pas një reflektimi më të thellë, megjithatë, europianët pyesin veten nëse kanë qenë në pritje të këtij presidenti amerikan pas Trump dhe fjalëve të tij që duket se kanë qetësuar vendet europiane.
Amerika mund të rikthehet, por për sa kohë do të qëndrojë?
Në fund të fundit, bota nuk është më si më përpara 2016. Biden është pjesë e NATO-s, integrimit Europian dhe në krye të udhëheqjes globale(të paktën në parim).
Por a do të mbahen këto premtime?
Shumë demokratë, përfshirë Kongresin, kanë përgëzuar Biden për takimet e tij në Europë. Europianët janë të shqetësuar se angazhimi i SHBA-së në NATO dhe përgjithësisht për bashkëpunimin ndërkombëtar dhe qeverisjen globale është bërë një çështje partiake.
Nëse politika e jashtme e SHBA-së për këto çështje përputhet me (dhe përforcon) përçarjet e brendshme politike partizane, atëherë Shtetet e Bashkuara nuk janë më një partner i besueshëm për çdo përpjekje të përbashkët përtej ciklit aktual zgjedhor.
Ndërsa pozitiviteti gjatë vizitës një javore të Biden-it ka filluar të venitet europianët duhet të pyesin veten: A po rikthehet vërtet Amerika? Përktheu Sonila Backa-abcnews.al