“A është mirë nëna ime?”, telefonata prekëse e një burri kur u shpëtua nga rrënojat në Turqi

schedule11:26 - 17 Shkurt, 2023

schedule 11:26 - 17 Shkurt, 2023

Tre të mbijetuar, përfshirë një djalë 14-vjeçar, u nxorrën nga rrënojat në Antakya, në jug të Turqisë , më shumë se 260 orë pas tërmetit që rrafshoi rajonin.

33-vjeçari Mustafa dhe Mehmeti 26-vjeçar u shpëtuan “261 orë” pas tërmetit.  Sipas agjencisë së lajmeve DHA, dy burrat, Mehmeti dhe Mustafa, u bllokuan në rrënojat e së njëjtës ndërtesë, në qendër të Antakias, kur u gjetën nga ekipet e shpëtimit.

Ministri theksoi se ata janë dërguar menjëherë në spital.

“Vëllai ynë Mustafa e ka mbajtur mend numrin e telefonit të një të afërmi që ka mundur ta telefonojë”, ka thënë ministri, ndërsa ka transmetuar edhe një video të shkurtër.

Në të, burri dëgjohet duke pyetur: “A është mirë nëna ime?”, përpara se të buzeqeshë ndërsa i afërmi i përgjigjet duke qarë: “Të gjithë janë mirë!”. Numri zyrtar i të vdekurve deri më tani nga tërmeti me magnitudë 7.8 që goditi Turqinë dhe Sirinë ka shkuar mbi 44 mijë.

Shanset për të mbijetuar tani janë shumë të pakta, kryesisht në veri, rreth epiqendrës në zonat malore si Kahramanmaras, madje edhe në zonat e mbuluara me borë si Elbistan dhe Antiyaman, ku termometri ra gjatë natës deri në -15 gradë Celsius.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!