Ish-kryeministri Sali Berisha i bëri thirrje krydemokratit Lulzim Basha të mos mbrohet me gardë sepse nuk e prek njeri me dorë. Berisha foli për një kërcënim që Basha i ka thënë se ka marrë para zgjedhjeve. Ai tha se Basha po përdor të njëjtën retorikë dhe tani.
Berisha deklaroi se më 18 Dhjetor do bëhet shkarkimi ceremonial i Bashës në respekt të anëtarësisë që e ka votëbesuar, pasi sipas tij Basha nuk është kryetar as sot.
“Mos u rretho as me gardë dhe as me gangster sepse nuk të prek njeri me dorë. Gjatë fushatës më merr në telefon dhe më thotë më bënë një kërcënim. I them a e mbyll atë çështje sepse jemi në fushatë sepse kërcënime marrim vazhdimisht. I them mos na u fut në këto punë se na dëmton. Pastaj më thonë që ka thënë një gjë të tillë edhe tani.
Selia është e demokratëve dhe ashtu si përcaktoi Kuvendi u mor vendimi. Me datë 18 bëhet shkarkimi ceremonial. Do jetë referendumi për respekt të plotë ndaj anëtarësisë që e ka votuar. Me statut nuk i takon. Ti mund të zgjidhesh me votë të përgjithshme popullore, por shkarkimi ndodh në proces gjykatash. Pas kësaj zoti Basha do jetë deputet i thjeshtë i Partisë Demokratike. Basha nuk është më kryetar as sot”, deklaroi Berisha. /Abcnews.al