A është historia e “të paktëve” më shumë mit se sa realitet?

schedule11:28 - 13 Tetor, 2020

schedule 11:28 - 13 Tetor, 2020

History Today

Ajo çfarë është ngulitur në kujtesën e popullit  britanik nga Lufta e Dytë Botërore është imazhi i ‘të paktëve’ në Betejën e Britanisë.

Është e lehtë të kuptohet fuqia e këtij imazhi, por megjithatë, ky imazh në vetvete maskon realitetin historik. Do të kishte qenë shumë e vështirë për Luftwaffe( forcat ajrore gjermane) të fitonin Betejën e Britanisë. Ekuilibri i forcave nuk kishte të bënte asnjëherë me “të paktët” që përballeshin “më të shumtët” në numër.

Gjermanët sigurisht kishin më shumë bombardues, dhe avionë ushtarakë sesa RAF(forcat ajrore mbretërore), por ata ishin më  të përgatitur për një betejë tokësore dhe kishin një mbrojtje të mirë-organizuar të luftëtarëve.

Bombarduesit dhe avionët ushtarake u tërhoqën shpejt. Beteja kryesore ishte midis forcave rivale të luftëtarëve dhe këtu RAF gëzonte përparësi ndërsa beteja vazhdonte.

1.Avantazhi,  ishte rrjeti i ngushtë i komunikimit (telefona,  kontrolli i radios, pikat e vëzhgimit  dhe radar).

2.Së dyti, industria britanike e avionëve prodhoi më shumë avionë ushtarakë se sa Gjermania gjatë betejës: 2.091 kundër 988. Deri në shtator, RAF kishte më shumë avionë luftarakë sesa Luftwaffe.

3.Së treti, një program trajnimi për pilotët bëri të mundur që  RAF të kishte një grup më të madh avionësh luftarakë sesa Luftwaffe, një diferencë që gjithashtu u shtua ndërsa beteja vazhdonte. Avantazhi kryesor që kishte Luftwaffe ishte përvoja në fushën e betejës e cila shpjegon pse humbjet nga ana e britanikëve ishin pak më të ashpra se të gjermanëve.

Pas disa javë sulmesh në bazat e RAF – shumë prej të cilave ishin funksionale përsëri brenda disa ditësh – Luftwaffe nuk arriti të kishte epërsi në sulmet ajrore.

Hitleri pezulloi çdo pushtim që kishte  planifikuar. Nuk ka dyshim se Ushtria Britanike do të kishte qenë “të paktët” kundër të “shumtëve” edhe nëse RAF nuk do të ekzistonte, transmeton abcnews.al

Njerëzit kanë nevojë për heronj. Dhe, nëse 2020 do të na mësonte diçka është që britanikët kërkojnë  një hero i cili preferohet nga populli, qoftë një infermiere e NHS ose një veteran i moshuar.

Tetëdhjetë vite më parë, në një tjetër verë frike dhe pasigurie, britanikët i kishin të gjitha shpresat dhe energjitë e tyre te heroizimi i komandës së RAF ndërsa përpiqeshin për të vendosur epërsinë ajrore ndaj gjermanëve.

Një përrallë mbizotëruese e ‘të paktëve’ u shfaq menjëherë.

‘Realiteti’ nuk ishte ky. ‘Të paktët’ janë tërhequr nga çdo pjesë e botës. Bombardimet ajrore ishin brutale dhe mundësia për të mbijetuar varej nga aftësia për të zënë në befasi kundërshtarin.

Sidoqoftë, duke menduar për historinë e ‘të paktëve’ është e rëndësishme të mos biesh në grackën e së “mitit” kundër “realitetit”.

Kjo krijon një imazh të rremë që barazon ‘mitin’ me gënjeshtrën. Pas dështimit, të fushatës Norvegjeze, Dunkirk  dhe frika nga pushtimi, rrëfimi ‘të paktëve ‘ fliste për  nevojën e dëshpëruar të kombit britanik për të gjetur heronj dhe shpresë midis tmerreve të vitit 1940.

A është mit  historia e të  ‘Paktëve’, të cilët luftuan në sulme ajrore? Sigurisht që është. Por këtu qëndron thirrja e saj për qëndrueshmëri.

Përgjigja e kësaj pyetje  varet nga ajo çfarë dikush kupton me ‘të paktët’, ‘mit’ dhe ‘realitet’. Megjithëse asgjë nuk pasqyron kompleksitetin historik pasi idetë e përbashkëta për të kaluarën janë gjithmonë mistike. Ajo që është interesante është se sa përshtatet mënyra se si historianët e kuptojnë konfliktin.

Në këtë rast, ekziston thelbi  në atë që pse forcat ajrore dhe detare të  teknologjisë së lartë përfshinin më pak luftëtarë të trajnuar në vijën e parë të fronit, sesa luftërat e mëdha tokësore të zhvilluara më në lindje të Europës dhe Azisë.

Prandaj, ‘të paktët’ duhet të përfshijnë marinarë, si dhe avionë bombardues dhe detarë. I njëjta gjë duhet të përdorej për Luftwaffe dhe Kriegsmarine, dobësia e të cilëve ishte arsyeja themelore që Britania kishte kaq siguri  nga pushtimi në 1940.

Përqendrimi i “të paktëve’ për të mbrojtur Mbretërinë e Bashkuar në 1940, u përqendrua jo vetëm sistemet e informacionit dhe mirëmbajtjes që mbështetën RAF nën komandën e  Marshallit Dowding, por gjithashtu edhe sistemin industrial, fiskal dhe politik – perandorak dhe ndërkombëtar – në të cilin u bazua përpjekja e Betejës së Britanisë, transmeton abcnews.al

“Të shumtët” ishin të interesuar ​​jo vetëm për pilotët polakë dhe çekë, punëtorët e fabrikës britanike dhe taksapaguesit, por edhe  për punëtorët indian.  Një histori kaq e gjerë, globale e Betejës së Britanisë mund të na inkurajojë të bëjmë  pyetje rreth asaj për të cilën po luftohej, si dhe kundër kujt.

Në një luftë me përmasa të paimagjinueshme, siç është Lufta e Dytë Botërore, fuqia e historisë së ‘të paktëve’ qëndron në faktin se statistikat e saj janë reale dhe individuale.

Ky vit është veçanërisht prekës për histori të tilla individuale trimërie: pas vdekjes së  Paul Farnes dhe Terry Clark,  vetëm një veteran ka mbijetuar nga të ‘Paktët’, John Hemingway.

Në 1995, një bisedë midis dy nënoficerëve të vjetër të RAF u bë shtysë për monumentin e Betejës së Britanisë në Londër: ‘Cila ishte arsyeja e luftës në Britani ‘ ‘Nuk kam asnjë ide; diçka që kishte të bënte me luftën, mendoj.

‘Një studim i kryer në vitin 2020 nga Fondi Bamirësisë së  RAF zbuloi se 44 përqind e atyre që u pyetën nuk kishin dijeni rreth Betejës së Britanisë (gjashtë përqind menduan se ishte një pushtim Viking) dhe grupmosha më e re (18-24), 75 për qind nuk e dini se cilët ishin të ‘Paktët’.

Pse kujtojmë? Të krahasosh mitin dhe realitetin është si një ftesë për të reflektuar rreth  historisë që i kemi treguar vetes. Në vitin 1940, pilotët u panë  si heronj.

Por cili është kuptimi i të ‘Paktëve’ sot? Në fushatën elektorale të vitit 2009, Partia Kombëtare Britanike përdori një poster të një avioni luftarak duke përfaqësuar në ketë mënyrë problemin e Britanisë me Europën dhe për t’i bërë jehonë retorikës “ i vetëm mund t’ia dalësh”.

Në mënyrë ironike, posteri tregonte për një avion luftarak RAF Nr. 303,  një nga dy skuadrilje polake  dhe një nga 66 skuadrilje të aleatëve që morën pjesë në betejë.

Për identitetin kombëtar britanik, kuptimi i të ‘Paktëve’ u bë terren i diskutueshëm.

Këtë vit pandemia globale dhe rritja e lëvizjeve anti-raciste do të krijojë lidhje midis të shkuarës dhe të tashmes. Historia e të “Paktëve” në përvjetorin e saj të 80, do të tregojë jo vetëm cilët ata ishin por edhe çfarë ata shpresojnë të jenë sot dhe në të ardhmen. s.ba/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!