Rikthimi i Leo Messit në Barcelonë do të jetë i mundur nëse klubi redukton në mënyrë drastike masën aktuale të pagave, raportojnë Fernando Polo i Mundo Deportivo dhe Roger Torello.
Do të jetë gjithashtu e realizueshme nëse argjentinasi pranon t’i bashkohet klubit katalanas me kushte të moderuara financiare, diçka që mund ta kishte ndihmuar atë të qëndronte në klub në vitin 2021 kur i skadon kontrata.
Sipas Capology, Messi aktualisht fiton 35 milionë euro neto në vit në PSG, kjo është dy herë më shumë se paga e lojtarit më të paguar të Barçës, Frenkie de Jong.
Për momentin, Barcelona është e qartë se nuk mund ta përballojë kthimin e Leos në Camp Nou. Megjithatë, gjërat mund të ndryshojnë nëse Sergio Busquets dhe Jordi Alba pranojnë ulje pagash ndërsa disa nga lojtarët më të mëdhenj largohen gjatë verës. /G.D abcnews.al/
Burimi: Tribuna