“A është e vërtetë që keni një marrëdhënie të acaruar?”, Rama i “Kosheres” flet për Dritan Lelin

schedule21:10 - 4 Korrik, 2021

schedule 21:10 - 4 Korrik, 2021

Kryeministri Edi Rama i “Kosheres” ka zhvilluar mbrëmjen e kësaj të diele një konferencë me gazetarët.

Mirëpo, një ndër pyetjet që ka zgjuar më shumë kuriozitet është ajo lidhur me raportin e Ramës me kryebashkiakun e Vlorës, Dritan Leli, pasi dyshja kanë disa muaj që kanë debate mes tyre.

“Zoti Rama një pyetje, a është e vërtetë që keni një marrëdhënie të acaruar me kryebashkiakun e Vlorës?”, e ka pyetur gazetari në një lidhje me Skype.

Ndërsa Rama është revoltuar shumë duke thënë në përfundim se nuk ka asnjë koment.

Unë jam shumë korrekt dhe skam asnjë koment për atë qelbësirë, që ja tregoj unë qejfin, që s’ka më punë me ne, që ka për ta parë ai. Ka për ta mbajt mend. Kështu që s’kam asnjë koment”, tha kryeministri i “Kosheres”. l.k/abcnews.al