A është dorëhequr Gledis Nano? Artan Hoxha flet mbi misterin në Drejtorinë e Policisë së Shtetit

schedule16:25 - 29 Gusht, 2022

schedule 16:25 - 29 Gusht, 2022

Gazetari investigativ Artan Hoxha, në një bisedë në studion e lajmeve në Abc, ka folur edhe në lidhje me lajmin që po qarkullon për një dorëheqje të Drejtorit të  Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Hoxha tha se ende nuk ka asgjë zyrtare dhe se gjithçka mbetet për tu zbardhur në ditët në vijim, Ndërsa shtoi se Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit i cili u emërua në detyrë afro një vit më parë, e kishte thuajse të pamundur të ndryshonte gjërat brenda policisë duke para inkriminimin që ka përfshirë institucionet por edhe shoqërinë shqiptare.

Ai theksoi se shpreson që mos jetë e njëjta dorëheqje si ajo e Ardi Veliut, e cila u duk sikur ishte shkruar në një lokal lagjeje.

“Nëse keni vënë re gjatë këtyre ditëve se çfarë ndodhi me zëvendësin e zotit Nano, u zëvendësua nga një oficer tjetër me përvojë nga Neritan Nallbati. Sot është folur për diçka të tillë nuk e di ende. Deri në momentin kur të shohim një akt, ju e kujtoni si u largu Ard Veliu, dorëheqja u duk sikur ishte shkruar në një lokal lagjeje. Në këtë situatë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit nuk kishte shumë shanse për të bërë një gjë të madhe. Me këtë inkriminim që ka shoqëria shqiptare, nëse ne mbajmë policë me 480 mijë lekë, si mos e korruptoj unë. Në portin Durrësit u zbarkuan 1 ton kokainë, një ditë më pas në Ishëm u zbarkua 1.2 ton kokainë. Pra brenda 48 orëve u zbarkuan 2.2 ton kokainë, e kuptoni me çfarë paraje kemi të bëjmë”, u shpreh Hoxha.