A e tradhtoi Basha komisionin duke caktuar Tritan Shehun? Mustafaj: Ja pse e skualifikuam

schedule18:18 - 11 Shkurt, 2021

schedule 18:18 - 11 Shkurt, 2021

Besnik Mustafaj, anëtar i Komisionit të Vlerësimit të Kandidatëve në Partinë Demokratike komentoi në ABC në studio me gazetarin Endri Xhafo vendimin e Lulzim Bashës për të caktuar Tritan Shehun në krye të qarkut të Gjirokastrës në një kohë kur ishte përjashtuar nga gara.

Mustafaj se Shehu i skualifikuar me vota unanime nga anëtarët e Komisionit me argumentin e moshës dhe karrierës së gjatë në politikë. Megjithatë ai shtoi se vendimi i tyre ka qenë konsultativ dhe jo ekzekutiv, duke theksuar se ai nuk ishte i pakontestueshëm për sa kohë Shehu e ka parë të arsyeshme ta vazhdojë karrierën e tij politike.

Ndërsa ndalur tek kandidimi i Mark Markut në Lezhë, ndonëse ishte anëtar i Komisionit, Mustafaj u shpreh se kjo nuk ishte e ndaluar dhe Marku nuk ishte zotuar se do qëndronte jashtë garës.

A e tradhtoi Basha komisionin duke caktuar në qarkun e Gjirokastrës Tritan Shehu i cili është skualifikuar dhe zotin Mark Marku e vendosi në Lezhë?

Nuk ka çështje morale po të nisemi nga fakti se ne nuk ishim të përjashtuar për të kandiduar. Ne anëtarët e komisionit nuk kemi firmosur kontratë morale me lidershipin e PD se nuk do kandidojmë. Nëse Mark Marku shkon të drejtojë qarkun e Lezhës bën pjesë te 20% që ishte në normën funksionale të këtij procesi. Nuk është shkelur as statute dhe as procedura.

Shehun ne e kemi skualifikuar me 5 vota kundër unanim. 5 anëtarët kanë qenë unanim në këtë pikë që zoti Shehu e ka të mbyllur karrierën. Nuk kemi pasur asnjë vërejtje që ka të bërë me integritetin e tij. Zoti Shehu është 70 e ca vjeç dhe ne kemi menduar në atë gjykim që e ka mbyllur karrierën e tij politike. Ka qenë kryetar i PD, zv. Kryeministër. Ka një karrierë të lavdërueshme dhe të merituar. Ne nuk kem qenë ekzekutiv por konsultativ. Vendimet tona nuk janë të pakontestueshëm. Unë nuk ndihem i lënduar. Vetë Shehu ka menduar të vazhdojë karrierën e tij politike.

/mv.abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!