Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann është pyetur nga gazetarët në konferencën e sotme nëse fjalimi i Ramës në Këshillin Evropian ishte i tepruar, pasi kryeministri u kritikua shumë për mënyrën se si prezantoi raportin e Dick Martyt në Strasburg.
Lexo edhe: Si ndihmon amnistia në luftën kundër pastrimit të parave? Përgjigjet Balluku
Ambasadorja iu shmang pyetjes, duke thënë se kjo çështje nuk duhet të komentohet nga ajo dhe se sot është e rëndësishme që të diskutohet për progress raporton e Komisionit Evropian për Shqipërinë.
“Meqë po flisnit edhe për Këshillin e Evropës, nuk duhet që të komentoj unë për këtë çështje, sot është e rëndësishme që raporti është miratuar dhe tregon rrugën që duhet të ndjekë Shqipëria, tek kjo gjë duhet të përqendrohemi sot. Tek e ardhmja e Shqipërisë me BE dhe detyrat që janë dhënë në këtë raport”, tha ambasadorja.
Ambasadorja e BE-së, Christiane Hohmann, i dorëzoi sot Zv.kryeministres Belinda Balluku progres raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë./abcnews.al/