Djali që shihni në foto është një nga artistët më të pëlqyer shqiptarë. Alban Skënderaj është bërë nostalgjik dhe ka ndarë me ndjekësit këtë imazh kur ka qenë më i ri. “Lëri ëndrrat të jenë krahët e tua”, ka shkruar këngëtari krahas fotografisë.
Ndërkohë, kujtojmë që Albani ka qenë shumë aktiv së fundmi me projekte muzikore. Projekti më i fundit mban titullin “Dalëngadalë”, dedikuar gruas së tij, Miriam Cani ndërsa dy javë më parë solli dhe këngën me titull “Isabel”.
/abcnews.al