A e ndan dot gjykata franceze fatin e Berishës nga “non grata”? Flet në “Log.” ambasadorja Barsacq

schedule23:21 - 7 Korrik, 2022

schedule 23:21 - 7 Korrik, 2022

Teksa tha se Franca rreshtohet krah SHBA në çështjen e shpalljes “non grata” të Sali Berishës, ambasadorja franceze në Tiranë, Elisbeth Barsacq, ka folur edhe për procesin gjyqësor që ish-kryeministri ka hapur në një gjykatë në Francë kundër Anthony Blinken.

E pyetur nga gazetari Endri Xhafo, i emisionit “Log.” se në çfarë faze është procedura e Berishës në Francë, ambasadorja Elisbeth Barsacq u shpreh se duhet një konfirmim nga vetë gjykata.

Sa i përket konkretisht Francës si shtet, zonja Barsacq u shpreh se Franca vëzhgon dhe më pas del në konstatime konkretet për persona të përveçëm.

Pjesë nga intervista:

Endri XHAFO – A mundet, në aspektin formal, që sistemi gjyqësor francez të ndajë, të jap vendim, në Francë, për një çështje që implikon një politikan shqiptar kundër Sekretarit amerikan të Shtetit?

Elisabeth BARSACQ – Ah, këtu më vjen sinqerisht keq. Nga momenti që ka një procedurë gjyqësore, një përfaqësues i qeverisë franceze, pra i ekzekutivit, nuk mund të shprehet. Nuk mund t’ju them asgjë në këtë pikë. Në momentin që ka një procedurë në zhvillim e sipër nuk mund të them asgjë, do të ishte kundër parimit të ndarjes së pushteteve që është përcaktuar nga zoti Montesquieu në shek.XVIII, e që ne përpiqemi ta respektojmë.

Endri XHAFO – (Qesh) Pyetja e fundit: A keni ju informacione se në ç’fazë është kjo procedurë me zotin Berisha në Francë?

Elisabeth BARSACQ – Edhe këtu do të duhet t’i drejtoheni gjykatës.

Endri XHAFO – Gjykatës korrksionale të Parisit. Ju faleminderit zonja ambasadore.

Elisabeth BARSACQ – (shqip) Shumë faleminderit edhe juve.  /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!