Analisti Mentor Nazarko, duke komentuar vendimin e gjykatës së Apelit për t’i dhënë vulën dhe drejtimin e PD-së Sali Berishës, tha se në këtë vendimmarrje mund të kenë ndikuar disa faktorë. I ftuar në emisionin “Real Story”, Nazarko u shpreh se partia i takonte legalisht Berishës për shumë arsye.
Një tjetër element që sipas analistit ka ndikuar është edhe faktori ndërkombëtar.
“Gjej disa shkaqe si burim të një ngjarjeje. Po, mendoj që një shkak për këtë vendimmarrje mund të jetë shkaku puro legal, që legalisht i takonte PD-së për shumë arsye. Partitë janë edhe çështje fryme dhe numrash dhe u provua që në këto 3 vjet, PD i takonte më së shumti Berishës. Së dyti, ka një faktor tjetër që është ndikues dhe që është shantazhi i ushtruar mbi gjyqtarët. Berisha nuk është Berisha, është një grup pushteti ekonomiko-politik. Nëse janë të vërteta ato që thotë ata që e kanë shpallur non grata për korrupsion masiv, imagjinoj që ai vetë, njerëzit e afërt me të e kanë ndihmuar për të krijuar pushtet ekonomik. Kjo e ndihmon dhe për të mbajtur pushtet mediatik. Për pasojë të ushtrojë ndikim kërcënues, qoftë edhe fjalimet e tij nga dritarja, kanë qenë roman me kapituj të ndryshëm shantazhi njëherë ndaj bashkisë, njëherë ndaj gjyqtarëve, prokurorëve. Ky është stili i tij i të bërit politikë.
Por ai më shumë shkatërron si rregull sesa ndërton. Faktori i tretë është se perëndimorët, amerikanët veçanërisht, kanë arsyetuar se nëse do të vazhdonin me këtë gjendje të zvargur, që Basha do të përfaqësonte legalisht PD po ama nuk do të ngrihet kurrë në dyshifror dhe ndërsa SPAK po vepron edhe nga krahu i opozitës, do të ishte një goditje e rëndë. Për arsye gjeopolitike mund ta favorizojnë qëndrimin e Ramës në pushtet për arsye është një garant stabiliteti në rajon me qasjen e vet ndaj Serbisë apo Vuçiç, shteteve që mund të bëjnë konflikt në Ballkan. Në një kontekst të tillë, duhet një lloj dukje demokratike dhe plurale. Dhe në këtë dukje plurale, të kishte logon Basha që të zbarritej, Berisha të ishte destruktiv ngaqë nuk kishte përfaqësim atëherë kjo do ta pasivizonte edhe SPAK. Nuk mund të godiste vetëm nga një krah edhe kur juridikisht vula i takonte Bashës. Perëndimorët kanë thënë le ta marrë. Por çfarë pritet në lidhje me Berishën? Pas 10 ditësh do të shqyrtohet mandati i tij. Pra, mund të kemi zhvillime. Kjo është një goditje e rëndë për të. Kështu që arsyetimi që bëra unë, mund të vërtetohet edhe nga qëndrimi i LSI, e cila është e humbura e madhe e këtij vendimi të gjykatës. Së pari, sepse për shkak të hipjes në kurrizin e saj të grupit të Berishës, ata mundën të siguronin…por ndërkohë veprimi eventual i SPAK ka hapësirën më të lirë për të goditur nga një krah. Gjithë këto janë arsyetime që ngjajnë konsipativiste por janë realiste pavarësisht se duhet thënë se SHBA ndoshta kanë më shumë ndikim te SPAK dhe jo te gjykatat e zakonshme.”, u shpreh Nazarko./abcnews.al