A e kemi kaluar me të keqen e pandemisë? Flasin shkencëtarët

schedule11:14 - 11 Qershor, 2020

schedule 11:14 - 11 Qershor, 2020

Nga Devi Sridhar, The Guardian 

Gjatë fundjavës, nuk pati viktima nga koronavirusi në Londër, Skoci ose Irlandën Veriore. Dalëngadalë, numri i shtrimeve në spital dhe numri i viktimave po bie në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar.

Në vend që të festojmë këto shenja të hershme duke besuar se  më e keqja e pandemisë mund të ketë kaluar, disa shkencëtarë po paralajmërojnë  për një valë të dytë të infeksioneve – një rritje të rasteve të koronavirusit në javët ose muajt e ardhshëm, të cilat mund të ndodhin edhe pas një rënie të qëndrueshme në numrin e rasteve.

Këto paralajmërime shpesh i referohen pandemisë së gripit të vitit 1918. Ky shpërthim vrau miliona njerëz gjatë valës së dytë pasi shpërthimi i parë ishte kontrolluar. Por ekziston një mungesë konfuze e bashkëpunimit nga shkencëtarët nëse do të kemi një valë të dytë të rasteve të koronavirusit. Edhe pse e ardhmja është e pasigurt, ne mund të imagjinojmë katër skenarë për ato që mund të vijnë më pas.

Një hipotezë,  nga mjekët në Itali, është se koronavirusi mund të jetë më i dobët ndërsa përhapet. Përmes mutacionit viral, Sars-Cov-2 mund të humbasë fuqinë e tij dhe të bëhet më i butë ose më pak infektiv.  Por nuk ka asnjë provë që të mbështesë këtë lloj mutacioni që ndodh brenda disa viteve, e lëre më javë. Përmirësimet në shkallën e mbijetesës në Itali ka të ngjarë të kenë lidhje me menaxhimin më të mirë klinik të Covid-19, pasi mjekët kanë mësuar se si t’i trajtojnë pacientët në spital në mënyrë më efektive, raporton abcnews.al

Një pikëpamje tjetër është se numri i njerëzve të prekur nga ky virus është më i vogël se sa vlerësohet, ose sepse  një pjesë e madhe e popullatës kanë zhvilluar imunitet nga viruse të tjerë të ngjashme. Ky skenar gjithashtu duket i pamundur.

Testet e hershme të serologjisë treguan se vetëm  17% e londinezëve dhe 5% e popullsisë në Mbretërinë e Bashkuar  ishin të infektuar  deri në fund të majit. Kjo do të thotë që ekziston ende një përqindje e madhe e popullsisë që mbase nuk do të zhvillojnë antitrupa, raporton abcnews.al

Por ajo çfarë ne dimë mund të jetë më komplekse. Një studim i kohëve të fundit  raportoi se individë të cilët kurrë nuk ishin prekur nga Sars-Cov-2 ende kishin qeliza T që reagonin ndaj virusit, një tjetër komponent kyç i përgjigjes imune të trupit.

Autorët e studimit treguan se nësë më përpara keni qenë i infektuar ndaj koronaviruseve të ngjashëm trupi ynë është në gjendje të zbulojë proteinat në virusin Sars-Cov-2. Ndërsa ky konstatim mund të ishte premtues, ende nuk ka prova se as antitrupat ose reaktiviteti i qelizave T do të zhvillonin imunitet ndaj Sars-Cov-2.

Një qasje e tretë, e cila është miratuar me qëllim në Suedi, është lejimi i përhapjes së koronavirusit në popullatë. Kjo e ka trajtuar  Covid-19 si  një virus i gripit; derisa një vaksinë të jetë e disponueshme, raporton abcnews.al

Por kostoja nëse ndodh përhapja koronavirusit në popullatë do të jetë shumë e madhe duke çuar në infektim të gjerë dhe duke shkaktuar vdekje të shumta.

Duke llogaritur edhe faktin se nuk dihet ende se sa mund tëe zgjasë imuniteti i tufës,  kjo qasje nuk ofron asnjë siguri nëse njerëzit nuk do infektohen përsëri pas nja dy muajsh ose vitesh – duke çuar në një valë të dytë të koronavirusit.

Ne mund të shmangim një  valë të dytë  nëse qeveritë  arrijnë të mbajnë nën kontroll koronavirusin përmes testimit, gjurmimit dhe izolimit të personave të infektuar, dhe duke inkurajuar popullin duke ndjekur  një higjienë të mirë, siç është larja e duarve dhe dezinfektimi mjedisor, i mbështetur nga distanca fizike aty ku është e nevojshme, raporton abcnews.al

Qëllimi është që të ulim  numrat e rasteve në mënyrë që transmetimi të kufizohet. Mendojeni si një seri zjarresh të vogla që shfaqen vazhdimisht dhe që  duhet të shuhen shpejt para se të shndërrohen në një flakë të pakontrollueshme.

Koreja e Jugut dhe Gjermania kanë funksionuar në mënyrë efektive me këtë qasje,  duke përdorur strategji të testimit në masë dhe të gjurmimit, duke izoluar bartësit e virusit dhe duke zbatuar sisteme monitorimi për të monitoruar  përhapjen e tij.

Por përqendrimi tek vdekjet nga një valë e dytë mund të rezultojë në shmangien e  numrit të vërtetë të virusit, duke përfshirë edhe dëmin afatgjatë  që mund të shkaktojë në mushkëri, zemër, veshkë, tru dhe madje edhe enët e gjakut në mesin e atyre që shërohen. Kjo po shfaqet si një nga tmerret e Covid-19. Shpesh harrohet që Covid-19 është një virus plotësisht i ri, komplet i ndryshëm nga gripi, dhe se mund të ketë ndikime shëndetësore afatgjata që do të identifikohen vetëm në muaj apo vite, raporton abcnews.al

Nëse koronavirusi është  poliomieliti i brezave tanë , ne mund të shikojmë drejt qasjes së qeverive në Paqësor. Zelanda e Re ka eleminuar koronavirusin , dhe Australia po i afrohet fitores. Me kontrollet e kufijve në vend, njerëzit që jetojnë në këto vende mund të kthehen në jetën normale. Ndeshjet sportive po zhvillohen në Zelandën e Re, shkollat ​​janë rihapur, dasmat do të zhvillohen  dhe njerëzit tani mund të takojnë të afërmit e tyre.

Sukseset e Zelandës së Re dhe Australisë mund t’i detyrojnë vendet e tjera të rishikojnë strategjitë e tyre dhe mundësinë e eliminimit të virusit brenda kufijve të tyre. Në vend që të jetojnë me një kërcënim të vazhdueshëm të Covid-19, njerëzit mund të fillojnë të pyesin qeveritë e tyre – pse të mos përpiqen ta zhdukin plotësisht?/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!