Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vijon me reagimet e tij në lidhje me afrimin e ditës së zgjedhjeve.
Basha përmes një postimi në Instastory ka nxjerrë raportin e azilkërkimeve në BE për vitin 2020. Basha pyet nëse e ndaloi pandemia largimin e shqiptarëve ose jo.
Përgjigja për të është jo, sepse Shqipëria sipas raportit të publikuar është e dyta pas Sirisë sa i përket aplikimeve për azil për 1 milion banorë.
Ndër të tjera ai thekson se kanë ngelur edhe 45 ditë nga dita e zgjedhjeve./abcnews.al