A e dini se skenat e zjarrit në “Home Alone 2” ishin të vërteta?

schedule07:25 - 1 Dhjetor, 2022

schedule 07:25 - 1 Dhjetor, 2022

Të gjjithë kemi qeshur me dy grabitësit, Marv dhe Harry, me gjithë atë që u ndodhi kur Kevini i vogël u vendosi kurthe të panumërta, në shtëpinë e tij në Çikago por edhe në Nju Jork, ku ndodhej.

Joe Pesci, i cili përfundimisht zëvendësoi Al Pacinon, është rikthyer për fat të mirë në vazhdimin e Home Alone, duke sjellë me vete të gjithë talentin e tij komik. Kështu kujtojmë skenën ku koka i merr flakë dhe ka mbetur një djegie e madhe e rrumbullakët. “Së bashku me mavijosjet dhe dhimbjet e përgjithshme të pritshme që vijnë me komedinë fizike, pata edhe djegie të rënda në kokë. Por kam qenë edhe shumë me fat, sepse skenat e vështira janë bërë nga marifete”.

Për të dhe Daniel Stern, ato ishin dy komedi shumë kërkuese, por ai ishte shumë i lumtur që ishte pjesë e saj dhe ishte diçka ndryshe nga ajo që ishte mësuar. Po, ai do ta ribënte përsëri, thjesht do të ishte e vështirë të bëhej përsëri diçka e tillë. “Edhe pse nuk thuhet kurrë kurrë, do të ishte e vështirë të përsërisje jo vetëm suksesin, por edhe pafajësinë e përgjithshme që kishin të parët. Kohët janë të ndryshme. Prioritetet dhe qëndrimet kanë ndryshuar në këto 30 vite”.

Ai aktualisht është i vendosur të luajë gjyshin e Pete Davidson në komedinë e Peacock ‘Bupkis’. Edhe një herë, është një version i vërtetë i Davidson, i cili shkruan, drejton dhe prodhon. Seriali tashmë është krahasuar me “Curb Your Enthusiasm” dhe mezi presim ta shohim./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!