A e dini se iPhone ka një “buton sekret”?

schedule19:21 - 18 Mars, 2024

schedule 19:21 - 18 Mars, 2024

Ka një sërë veçorish inteligjente të integruara në softuerin iOS të Apple, por shumë njerëz nuk e dinë se ka një tjetër “buton sekret” në iPhone.

Siç shkruan Pocket-lint, mund të aktivizoni opsionin “Back Tap” në iPhone, i cili e kthen pjesën e pasme të iPhone në një buton sekret.

“Back Tap” nuk aktivizohet automatikisht, por është mjaft e lehtë për t’u konfiguruar. Nëse e aktivizoni, mund të zgjidhni disa opsione që do të aktivizohen kur trokitni dy ose tre herë në pjesën e pasme të këtij smartphone.

Këto janë hapat:

  • Hapni Cilësimet (Settings)
  • Shkoni te Aksesueshmëria (Accessibility)
  • Shkoni te “Trokitni prapa” në fund të listës (Back Tap)
  • Shkoni “Double Tap” ose “Triple Tap”
  • Zgjidhni shkurtoren që dëshironi të aktivizoni kur trokitni dy herë/tre herë logon e Apple
  • Pasi të aktivizoni Back Tap, përdorimi i kësaj veçorie është shumë i lehtë, sipas Pocket-lint./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!