A e dini se cilat janë tre gjërat që Sara nuk pëlqen te Ledri?

schedule08:34 - 11 Dhjetor, 2022

schedule 08:34 - 11 Dhjetor, 2022

Sara Hoxha dhe Ledri Vula janë një ndër çiftet më të komentuar të shoëbizit shqiptar. Ata janë prindër të një vajze, të quajtur Poem Blu. Gjithashtu, janë pjesë aktive edhe në ekran, Ledri përmes këngëve të tij, ndërsa Sarë, së fundmi, është bërë pjesë e “Dancing With Stars”.

Mirëpo, pavarësisht se sa shumë shkojnë bashkë, blogerja duket se ka tre gjëra që nuk i pëlqejnë te partneri dhe ato i ka zbuluar për publikun.

“Ledri është shumë i tërhequr, nuk ka shumë qejf të dalë diçka të cilën unë e kuptoj dhe fakti që është Gaforre, shumë i ndjeshëm”, u shpreh Sara.

Kujtojmë që dyshja bashkë po bëjnë disa vite dhe janë njohur gjatë një koncerti që reperi po jepte në Gjermani. Ndërkohë, Sara në atë kohë jetonte ande./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!