Princi dhe Princesha e Uellsit janë shumë të dashur me tre fëmijët e tyre, Princin George, Princeshën Charlotte dhe Princin Louis. Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth, Charles u kurorëzua mbret dhe kur Princi William ta pasojë atë në fron, tre fëmijët e tij do të marrin tituj të rinj. Për sa i përket titullit që pritet të marrë Princesha Charlotte, ai është ai i Princeshës Royal.
Është një titull që aktualisht mbahet nga Princesha Anne, si vajza e madhe e monarkes së ndjerë. Ajo është e 7-ta gjakblu që mban këtë titull, ndërsa paraardhësi i saj ishte Princesha Mary, vajza e vetme e Mbretit George V. Pavarësisht se Mbretëresha Elizabeth ishte vajza e madhe e Mbretit George VI, ajo nuk mori kurrë titullin e Princeshës Mbretërore, pasi atë e mbante tezja e saj, Princesha Mary. E njëjta gjë do të ndodhë nëse Princesha Anne vazhdon të mbajë titullin kur William të ngjitet në fron. Pra, në këtë rast, Princesha Charlotte nuk do të marrë titullin specifik./abcnews.al