A e dini pse qentë kthejnë kokën anash kur i flasim

schedule22:18 - 2 Mars, 2021

schedule 22:18 - 2 Mars, 2021

Të gjithë adhuruesit e qenëve kanë vënë re që ata kthejnë kokën me një anë në momentin që i flet. Duket tamam sikur përpiqen të kuptojnë për çfarë po flasim. Sidoqoftë, nuk dihet saktësisht pse e bëjnë këtë dhe ekspertët kanë disa interpretime të ndryshme.

Shpjegimi më i njohur për këtë rast është se qeni e përkul kokën anash, sepse rregullon veshët në mënyrë që të na dëgjojë ose kuptojë më mirë. Kjo situatë zakonisht ndodh kur përmendim diçka për ushqimin.

Një shpjegim tjetër nga ekspertët është se qentë përpiqen të lexojnë gjuhën e trupit të personit që u drejtohet atyre duke i përkulur kokën. Në këtë mënyrë, ata përpiqen të lexojnë sa më shumë të jetë e mundur shprehjen e fytyrës së personit që po i thotë diçka.

Një mundësi tjetër është se qentë kthejnë kokën pasi na pëlqen ai veprim. Qentë janë në gjendje të kuptojnë shumë shpejt kur disa nga sjelljet e tyre ngjallin gëzim ose kënaqësi te ne./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!