Ndoshta nuk ju ka shkuar ndonjëherë nëpërmend, por kapuçi juaj i preferuar ka pasur dikur edhe një funksion tjetër veç mbajtjes së kokëve dhe veshëve ngrohtë kur jashtë bën ftohtë. Pjesa më e madhe e kapuçave kanë një top të butë në majë.
Faktet historike tregojnë se vendosja e topit të butë në majën e kapuçave u aplikua fillimisht nga marinarët francezë, të cilët rrinin për muaj me radhë nëpër varka. Ndaj, topi i butë iu vendos kapuçave për të zbutur goditjet e kokës kur kishte dallgë të forta e ata duhej të qëndronin të mbyllur në kabinë. l.k/abcnews.al