Pavarësisht nëse jeni fillestar në kuzhinë ose tashmë një amvisë me përvojë, keni hasur në një recetë që kërkon një përzierje të veçantë përbërësish të lëngshëm dhe të thatë. Por a dini se pse duhet të ndahen përbërësit e lëngshëm dhe të thatë gjatë përgatitjes së një keku?
Nëse e keni injoruar ndonjëherë këtë pjesë për të kursyer kohë dhe për të mos bërë pis shumë enë, keku juaj nuk ka dalë siç duhet. Pse është kaq e rëndësishme ndarja? Disa ndoshta thonë se nuk ka kuptim që të ndahen përbërësit sepse gjithsesi do të përfundojnë në të njëjtin tas.
Në librin e gatimit “Robicelli’s: A love story, With cupcakes”, shpjegohet me shumë detaje dhe me ilustrime pse është e rëndësishme të veçohen përbërësit. Në të tregohet sesi mielli ose niseshteja formojnë kokrriza kur njomen. Nëse i përzieni përbërësit e thatë në një tas, mundësoni shpërndarjen e barabartë dhe në këtë mënyrë parandaloni formimin e kokrrave.
Por nëse i shtoni të gjithë përbërësit menjëherë, nuk do të shpërndahen në mënyrë të barabartë. Nëse nuk e bëni këtë, përbërësit nuk do të shpërndahen në mënyrë të barabartë. Ndoshta mund ta rregulloni këtë situatë, por do t’ju duhet më shumë përpjekje dhe përsëri nuk do të merrni rezultatin që keni shpresuar. /abcnews.al