A duhet t’i marrim kafshët në plazh? Disa këshilla për t’i mbrojtur nga dielli

schedule10:30 - 22 Qershor, 2021

schedule 10:30 - 22 Qershor, 2021

Ornela Mebelli, menaxhere në Spitalin Veterinar dhe Joni Alushi, veteriner ishin të ftuar këtë të martë në “Abc-ja e mëngjesit” ku ndanë disa këshilla për t’u kujdesur për kafshët shtëpiake gjatë verës. Veterineri Alushi vuri theksin tek mbrojtja e kujdesit nga dielli duke përdorur jelekë mbrojtës dhe kremra përkatës për rracat sensitive.

“Mund t’i marrim në plazh, por duhet të respektojmë disa rregulla. E para sugjeroj që të qethen. Qimja duhet të jetë një distancë e mesme pasi dielli dëmton lëkurën por për disa raca specifike sidomos për atë të bardhë. Në momentin që i marrim në plazh, duke përdorur jelekët e shpëtimit për të mbrojtur lëkurën nga dielli.”, tha Alushi.

Përsa i përket racave, Mebelli tha se është e nevojshme të tregohet kujdes për racat që janë rritur në një klimë të ftohtë si husky, akita apo ato albine, që kanë një lëkurë sensitive. Gjithashtu ata theksuan se duhet treguar kujdes për putrat , për të cilët mund të përdoren çorape apo mini këpucë në mënyrë që t’i mbrojmë nga nxehtësia. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!