A duhet t’i lëmë fëmijët pa rroba në plazh? Flasin ekspertet

schedule11:09 - 24 Qershor, 2022

schedule 11:09 - 24 Qershor, 2022

A duhet t’i lëmë fëmijët pa rroba në plazh? Për të folur për këtë temë, ishin të ftuara në emisionin”Abc-ja e mëngjesit”, konsulentja e edukimit, Lori Duro, psikologia Eralba Zeneli dhe blogerja Xheklina Bylykbashi. Eralba tha se prindërit mund t’i lënë fëmijët pa rroba në plazh në një moshë të vogël.

“Duhet t’i besojmë pak dhe eksperiencës, instiktit dhe asaj që ndjejmë brenda vetes si dhe të shikojmë reagimin e fëmijës tonë. Mendoj se nuk është diçka shumë negative te fëmijët që janë shumë të vegjël sepse në një farë mënyre eksplorojnë lirinë e tyre dhe të trupit.

Ata nuk e dinë se rroba ka një rëndësi të veçantë dhe që të mbulohesh është pjesë e një kulture të caktuar. Ata thjesht eksplorojnë nudititetin e tyre në një ambient të hapur dhe ndoshta dhe kënaqen në atë lloj mënyre. Prindërit e bëjnë këtë gjë sepse e shikojnë këtë reagim te fëmijët.

Ndonjëherë e bëjnë dhe për të hequr panolinën si një metodë. Nuk shikoj ndonjë problem për fëmijët e vegjël përveç problemeve të pedofilisë apo ndonjë maniaku. Mendoj se deri në 3-4 vjeç pasi fillon dhe e njeh më mirë trupin e tij”, tha Eralba.

Ndërsa Lori theksoi se është kundër ekspozimit nudo të fëmijëve në plazh për shkak të shoqërisë tonë. “Ne si shoqëri nuk kemi vetëdije seksuale. Nuk kemi ndarë që nuditeti nuk lidhet apriori me seksualitetin dhe një i rritur nuk e ka këtë lloj vetëdije.

Dhe gjithashtu në një shoqëri ku flitet kaq pak për pedofilinë, do të doja që të mos ekspozoheshin sepse është prindi që e jep si një objekt të dëshirave perverse të një të rrituri. Një fëmijë i vogël nudo është një element shumë i mirë që njerëzit ta përkëdhelin.

Ne duhet ta mësojnë fëmijën që ta kuptojë hapësirën dhe intimitetin e vet që nuk duhet ta lejojë këtë me të tjerët. Unë jam pro ambienteve të shtëpisë ku prindërit nuk e lidhin nuditetin me seksualitetin.

Por nëse nuk është gati mund ta lërë në një hapësirë ku është vetëm për të eksploruar trupin sepse është pjesë e zhvillimit të fëmijës.”, tha Lori. Ndërsa Zhaklina vuri në pah një tjetër problematikë siç është higjiena. Duke lexuar disa opinione në blogun e saj, prindërit ishin shprehur kundër ekspozimit pa rroba.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!