A duhet të vaksinohen fëmijët? Domi: Kur duhet ta marrin vaksinën gratë shtatzëna

schedule08:24 - 25 Tetor, 2021

schedule 08:24 - 25 Tetor, 2021

Drejtori i zhvillimit të vaksinave në GEOVAX në SHBA, Arban Domi hodhi poshtë spekulimet se marrjen e vaksinës kundër Covid-19 mund të shkaktojë sterilitet. Gjatë një lidhjeje në “Abc-ja e mëngjesit”, Domi theksoi se gratë shtatzëna duhet të vaksinohen por duket të ndjekin një afat të caktuar kohor. Më tej shtoi se nuk e rekomandon vaksinimin e fëmijëve dhe për këtë dha një arsye.

“Flitet për sterilitet që vaksinat me ARN, është e pamundur për sa i përket grave shtatzëna, ka pasur dhe është vërtetuar se ka vaksina, të Pfizer dhe Moderna ndikojnë në ciklin menstrual që ka një ndikim në ciklin hormonal por është e përkohshme. Rekomandimi për gratë shtatzëna është të presin të paktën 3 muaj ose 5 muaj pas shtatzënisë.

Ndërsa për ata që planifikojnë të ngelin shtatzënë, ta bëjnë vaksinën tre muaj përpara. Te fëmijët nuk e rekomandoj sepse çdo medikament rekomandohet kur ka nevojë pacienti. Në rastin e fëmijëve, me variantet aktuale kemi vënë re që infeksionet janë më të ulëta dhe shtrimet në spital dhe vdekshmëria është shumë e ulët.”, theksoi ai.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!