A duhet të ushqehet me gji fëmija nëse nëna është me Covid-19? MSH jep sqarimet

schedule10:03 - 5 Gusht, 2020

schedule 10:03 - 5 Gusht, 2020

Në javën botërore të ushqyerjes me gji, e cila këtë vit përkon me pandeminë e koronavirusit, Ministria e Shëndetësisë ka bërë një sqarim për nënat e infektuara me Covid-19.

Ajo i rekomandon atyre të ruajnë  rregullat standarde  për mbrojtjen ndaj Covid-19, duke këshilluar se ushqyerja me gji përbën rrezik për foshnjen.

A duhet që i porsalinduri të vendoset në gji, nëse nëna është konfirmuar se ka COVID-19?

Po! Përfitimet e shumta nga kontakti fizik dhe fillimi i hershëm i ushqyerjes me gje i tejkalojnë ndjeshëm rreziqet e mundshme të transmetimit të sëmundjes së lidhur me Covid-19.

“Java botërore e ushqyerjes me gji
Ushqyerja me gji përmirëson mbijetesën e foshnjës, siguron shëndet gjatë gjithë jetës dhe ka avantazhe të padiskutueshme në zhvillimin e fëmijës. Ushqyerja me gji përmirëson gjithashtu shëndetin e nënave duke i mbrojtur ato nga disa semundje.

Gratë me COVID-19 gjithashtu mund të ushqejnë foshnjat me gji.
Ato duhet:

-Të lajnë duart shpesh me ujë e sapun ose t’i dezinfektojnë ato me pastrues duarsh me bazë alkooli;
-Të mbajnë maskë gjatë çdo kontakti me beben;
-Të teshtijnë apo kolliten në një shami letre higjenike njëpërdorimshe;
-Të pastrojnë dhe dezinfektojnë rregullisht sipërfaqet e prekura.

Nuk duhet shmangur ose ndaluar ushqyerjen me gji, ndaj një grua me COVID-19 duhet të mbështetet për:

-Ushqyerjen e sigurt me gji
-Mbajtjen e të porsalindurit të saj në kontakt me lëkurën
-Mbajtjen e fëmijës afër saj në të njëjtën dhomë”, thotë MSH./abcnews.al