Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

A duhet të përdorni make up gjatë verës? Olti Shulla ndan disa këshilla për vajzat

schedule11:38 - 8 Qershor, 2021

schedule 11:38 - 8 Qershor, 2021

Grimieri i njohur Olti Shulla ndau disa këshilla për vajzat për përdorimin e make up-it gjatë verës. I ftuar në “Abc-ja e mëngjesit”, Olti shpjegoi se mund të aplikohet por duhet treguar kujdesi i duhur për të mbrojtur lëkurën. Ai shtoi se mjafton një make up minimalist për ta lënë fytyrën të marrë “frymë”.

“Make upi duhet vënë, patjetër varet nga tipet e lëkurave. Nëse femrat kanë një fytyrë problematike duhet pak make up, që të fillojë të mbyll poret e fytyrës.Por duhet patur kujdes se duhet vënë kremi hidratant dhe kremi mbrojtës dhe është më se normale që duhet vënë.”, tha Olti.

Ai rekomandoi përdorimin e produkteve me shkëlqim gjatë verës pasi japin një pamje më lozonjare sesa ato mat. Më tej, tha se rekomandohet që gjatë verës, sidomos gjatë plazhit, të shmangen thonjtë me tipsa. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!