A duhet të mbajnë fëmijët syze dielli? Çfarë thonë ekspertët

schedule22:09 - 11 Korrik, 2022

schedule 22:09 - 11 Korrik, 2022

Në verë, prindërit kujdesen që fëmijët e tyre të mbajnë një kapele dhe krem ​​kundër diellit sa herë që ekspozohen në diell. Por ata i harrojnë sytë. Ashtu si të rriturit mbajnë syze sepse nuk e durojnë dot rrezatimin e diellit, edhe fëmijët duhet të mbajnë mend të mbajnë syze dielli sa herë që janë jashtë ose në det.

Sipas klinikës Mayo, fëmijët kalojnë shumë më tepër kohë jashtë sesa të rriturit dhe kjo do të thotë se sytë e tyre janë më të ndjeshëm ndaj dëmtimit nga rrezet UV. Duke qenë se sytë e tyre janë ende në zhvillim, ata nuk mund t’i filtrojnë këto rreze, ndaj përfitojnë nga shtimi i syzeve të diellit.

Çfarë duhet pasur kujdes

Natyrisht, jo të gjitha syzet janë të përshtatshme veçanërisht nëse nuk i keni blerë në dyqanet optike. Syzet duhet të kenë shenjën CE, që do të thotë se ato janë të prodhuara sipas standardeve evropiane dhe të sigurojnë thithjen maksimale (100%) nga rrezatimi ultravjollcë UVA & UVB.

Stili i syzeve

Kur bëhet fjalë për stilin e syzeve, kornizat më të mëdha duket se ofrojnë mbrojtje më të mirë. Gjithashtu, është e rëndësishme që korniza të jetë prej materiali të qëndrueshëm në mënyrë që të mos thyhet lehtë. Edhe pse shumica e fëmijëve refuzojnë të mbajnë syze dielli çdo ditë, nëse u shpjegoni se sa të rëndësishëm janë për sytë e tyre ata do të mësohen me to. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!