Gazment Bardhi ka folur para gazetarëve pas mbledhjes së grup[it parlamentar demokrat.
I pyetur nga gazetarët nëse opozita duhet të marrë pjesë në tryezën për zgjedhjen e Presidentit, Bardhi tha se ata duhet të jenë pjesë vetëm në rast se ftesa është e sinqertë dhe opozita do të ketë një rol konstruktiv, nëse bëhet fjalë për fasadë në asnjë mënyrë.
“Nëse ftesa është e sinqertë dhe do t’i kërkohet opozitës të jetë pjesë e procesit, unë mendoj se deputetët e Partisë Demokratike duhet të jenë pjesë e procesit. Nëse opozita ftohet të bëhet pjesë e një procesi fasadë për kandidatë të paracaktuar nuk duhet të jetë pjesë. Presidenti i Republikës duhet të jetë një figurë përbashkuese, duhet të jetë detyrë e mazhorancës t’i shtrijë dorën opozitës”, tha Bardhi.
/Abcnews.al/