A duhet të jetë Kate Middleton mbretëresha e ardhshme? Sipas xhaxhait të saj, Gary Goldsmith, po. Ai argumenton se dukesha e Kembrixhit është gjëja më e mirë që mund t’i ketë ndodhur Familjes Mbretërore. “Ajo është pasuria e tyre më e madhe për momentin. Ajo atëherë ishte një frymë e freskët dhe që nga ajo kohë nuk ka hedhur asnjë hap gabim”, thotë ai.
Ai beson se do të ishte për të mirën e vendit dhe Familjes Mbretërore, që Kate të ishte mbretëreshë më shpejt para se të jetë vonë. “Padyshim që jam i njëanshëm. Unë jam xhaxhai i saj. E dua shumë dhe e njoh që nga dita kur lindi, por sinqerisht mendoj se ajo është një person i jashtëzakonshëm që bën një punë të shkëlqyer dhe ngjarjet e fundit kanë shërbyer vetëm për ta theksuar atë.”
Duke diskutuar fotografinë ikonike të mbesës së tij të famshme që shikon nga dritarja e makinës ditën e varrimit të Princit Philip, ai thotë: “Padyshim, unë jam një fans i madh i Mbretëreshës dhe është e mahnitshme që mbretërimi i saj ka qenë më i gjati në histori, por a nuk do të ishte mirë nëse William dhe Kate do të kishin mundësinë të kishin mbase një mbretërim edhe më të gjatë?”
Ai vë theksin gjithashtu tek vendosshmëria e Kate që, në atë ditë, të qetësonte përçarjet mes anëtarëve mbretërorë, duke ndërhyrë mes burrit të saj dhe Princit Harry për të bërë paqe. “Ne jemi në një epokë ndryshimi për Familjen Mbretërore. Nëse Madhëria e saj do të largohej, mendoj se William dhe Kate do t’i jepnin stabilitet të gjithë vendit.”
/abcnews.al