Deputeti demorkat Luçiano Boçi i ftuar në “Radari Informativ”në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi foli për mbledhjen e parë të grupit parlamentar të PD, ku mori pjesë edhe ish kryeministri Sali Berisha, pas përjashtimit në 9 shtator.
I pyetur nga moderatorja Xhokaxhi se a duhet të ishte Berisha në mbledhja, Boçi tha se prania e tij ishte e paralajmëruar, duke shtuar se është e drejtë ligjore e çdokujt të jetë pjesë e grupit parlamentar.
Pjesë nga diskutimi:
Xhokaxhi: Më herët gjatë mëngjesit të sotëm ishte mbledhja e grupit parlamentar të PD, A duhet të ishte Sali Berisha në këtë mbledhje, pa ndodhur më parë ajo mbledhja ku ju të sheshoni më parë mosmarrëveshjet tuaja që ju çon në bashkim?
Boçi: Prania e zotit Berisha ishte paralajmëruar nga dy elementë një elementi ligjor dhe i dyti paralajmërimi moral i vetë zotit Berisha i cili pati deklaruar se do të ishte pjesë e mbledhjes. Në këtë rast ishte një ardhje ligjore dhe morale.
/T.H/Abcnews.al/