Pas më shumë se 7 muajsh në paraburgim, stafeta për drejtimin e bashkisë së Tiranës duket se do t’i pasohet një tjetër kryebashkiaku.
Këshilli Bashkiak po përgatitet për shkarkimin e Veliajt, ku të martën pritet të finalizohen kërkesa e tyre. Avokati Idajet Beqiri tha për ‘Real Story’ se Veliaj duhet të dorëhiqej, kështu i hiqte dhe barrën partisë dhe tregonte se nuk mund të prishte provat duke qëndruar jashtë dyerve të Bashkisë.
“Dorëheqja e tij ka pozitivitete, edhe në raport me atë që kurrë s’ka qenë vetëvetja. Erdhi nga një forcë e vogël politike, e promovuan dhe u përgjigj me cilësi të lartë pune dhe ka lënë gjurmë të shkëlqyera. Në këtë moment nuk duhet t’i bëhet barrë forcës së tij politike dhe vetes së tij. Lehtësia më e madhe do të ishte, që ai e heq alibinë e prokurorëve që ky njeri po ta lësh në krye të Bashkisë prish provat, kurse kur ky jep dorëheqjen thotë që nuk i bëj dëm asnjë njeriut. Meqë nuk po bëj dëm, më ndryshoni masën e sigurisë. Shumë ujëra të tjera do rrjedhin, shpresa vdes e fundit.” / abcnews.al /


