A duhet ta përdorin maskën personat që vuajnë nga polinoza? Përgjigjet doktoresha alergologe

schedule08:20 - 25 Mars, 2021

schedule 08:20 - 25 Mars, 2021

Doktoresha alergologe e Spitalit Amerikan 3, Alketa Bakiri ka folur për sëmundjet alergjike në këtë sezon të vështirë të krijuar nga Covid-19. E ftuar në ‘ABC e Mëngjesit’, ajo është shprehur se janë më të predispozuar për t’u prekur ata persona që kanë familjarë me këto sëmundje. E pyetur nëse duhet ta përdorin maskën personat që vuajnë nga polinoza, doktoresha e ka pohuar.

“Njerëzit që vuajnë nga polinoza duhet ta përdorin maskën. Ata që merren zakonisht, si për shembull që bien në kontakt me barishtet ne ia kemi rekomanduar edhe më përpara”.

Për sa i përket vaksinës ndaj Covid-19, ajo gjithashtu e ka rekomanduar për pacientët që vuajnë nga alergjitë.

“Për secilin pacient bëhet një lloj vlerësimi unë do ta rekomandoja vaksinën edhe te pacientët tanë, të cilët janë duke marrë medikament. Por udhëzimi i mjekut duhet ndjekur. Mua më kanë pyetur vazhdimisht, që qoftë Phizer apo AstraZeneca nuk përmbajnë reaksione dhe unë do t’i rekomandoja”.

Sakaq, Bakiri ka theksuar se si mund të trajtohen këto alergji, veçanërisht tek fëmijët.

“Dy terapi farmaterapia që ka të bëjë me këto lloj sprajtet, që qetësojnë alergjitë. Por alergjia fillon që i vogël tek një individ janë ato faqet e skuqura le të themi. Në këtë moment trajtohet me ushqim apo me vazot e pluhurit le të themi. Ne shohim që rrjedhjet e hundës dhe nuk mbaron këtu, por mund të kalojë në astmë bronkiale, prandaj medikamentet që mund të marri mund ta parandalojë, por nuk ndikojnë në ecurinë e sëmundjes. Duhet vaksinimi. Praktikisht kjo është e vetmja formë që parandalon këtë lloj ecurie”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!