A duhet një mandat i dytë për SPAK? Meçe: Qytetarët e mbështesin punën e Altin Dumanit! Llabani: Priten arrestime të tjera

schedule22:38 - 23 Maj, 2024

schedule 22:38 - 23 Maj, 2024

TIRANË- Analisti i njohur Arben Meçe i ftuar në emisionin “360 Gradë” në ABC News, u pyet nëse duhet ose jo t’i jepet SPAK-ut një mandat i dytë.

Për këtë, ai shtoi se në perceptimin qytetar Altin Dumani lidhet me rezultate konkrete. Sipas tij, emri i tij nuk është më një mit, por një institucion, që çon para përgjegjësisë personazhe, që janë në nivelet të larta drejtuese.

“Është në fillesat e veta ky institucion. Nuk shoh asnjë arsye që duhet të ketë një afat kohor. Dumani në këto momente ka arritur nivelin më të lartë të perceptimit qytetar dhe janë në mbështetje të Dumanit. Sot Dumani nuk është mit, por është kthyer në një institucion. Perceptimi dhe imazhi i Dumanit lidhet me rezultate pune”, theksoi ai.

Gazetarja, Anduena Llabani, tha se pas Altin Dumanit qëndron mbështetja e fortë e SHBA, BE dhe një sërë organizatash ndërkombëtare, të cilat luftojnë bashkërisht krimin dhe korrupsionin.

Ajo paralajmëroi operacione të tjera në ditët në vijim dhe arrestime në nivele të larta të politikës.

“Ai [Dumani] nuk kërkon mandat nga deputetët. Ai kërkon të drejtën për rikandimin. Pas Altin Dumanit është BE, SHBA dhe një sërë organizmash ndërkombëtar, që luftojnë krimin dhe korrupsionit. Edhe në ditët që do vijnë do kemi arrestime, që janë në nivele të larta politike, si Monika Kryemadhi, Flamur Noka etj.”, u shpreh ajo.

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!