A duhet ngrënë qepa në darkë? Ka një përgjigje

schedule21:12 - 7 Dhjetor, 2020

schedule 21:12 - 7 Dhjetor, 2020

Aroma e qepës nuk i pëlqen askujt, por kjo nuk është një arsye e fortë për të mos ngrënë qepë.

Arsyeja e parë përse nuk duhet të hani qepë në mbrëmje është se ajo përmban fruktozë dhe prodhon gazra.

Në këtë mënyrë ajo ju prish gjumin, ndërkohë që ky i fundit është shumë i rëndësishëm për rimëkëmbien e organizmit.

Arsyeja e dytë, sipas të dhënave të agroweb.org, është se qepa shkakton urth, dhe ky efekt anësor është më i dukshëm në mbrëmje.

Ky efekt i qepës shkakton lëvizjen e mbetjeve ushqimore dhe aciditetit në ezofag dhe ndjenja e urthit është shumë më e fuqishme dhe zgjat për shumë kohë në mbrëmje.

Si qepa, ashtu edhe hudhra janë të vështira për t’u tretur në mbrëmje, sidomos përpara se të bini në gjumë. l.k/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!