Ndryshimi i sistemit zgjedhor është diskutuar mbrëmjen e sotme në studion e Byro Politike të Juli Xhokaxhi me ekspertët.
Në këndvështrimin e konstitucionalsiti Kristaq Kume duhet vullnet politik për zbatimin e reformës zgjedhore, pasi sipas tij kodi zgjedhor krijon kushte për këtë situatë ku ndodhemi sot.
“Reforma zgjedhore është postulati i fundit dhe vullneti politik për ta zbatuar atë që zbaton sistemi, por duke i ndarë gjërat nga njëri-tjetri dhe ligji zgjedhor se Kodi Zgjedhor krijon kushte mbështetëse për të ndodhur kjo. Kjo është bërë me vullnetin politik të palëve dhe vullnetin e munguar të zbatimit të procesit zgjedhor. Ndërtimi i rregullave të qarta për zgjedhësin shqiptar dhe të krijohen kushtet e zbatohen nga ata që t’i miratojnë këto”.
Sipas Arben Ristanit është vullneti njerëzor dhe politik për të bërë sistemin, pasi sipas tij nuk çalon sistemi, por vullneti.
“Këto janë çështje vullneti, është raporti që ka çdo lloj ligji me njerëzit. Ligji sado i mirë të jetë nuk është gjithçka ajo që ëhstë gjithçka është vullneti njerëzor dhe ky është filli i kuq që përshkon temat rreth kësaj çështjeje. Sistemi zgjedhor, ligjet janë 4-5 përzierja e proporcionalit më mazhoritarin. Nga të gjitha mënyrat dhe skemat e zgjedhura të gjitha sistemet janë demokratike dhe jo të kolaudura. Atje ku çalon gjëja është vullneti dhe ajo që mësuam të bëjmë me sistemin.
Sistemet kanë pluse dhe minuse në raport me kushtet e vendit ku aplikohen. Ka edhe disa gjëra të tjera se sistemet varet si aplikohen. Ne numërojmë në mënyrë të përqëndruar, sepse kemi frike se po të numërohet në qendrat e votimit mund të ketë manipulime dhe kjo na ka shkaktuar vonesë. Dhe te reforma zgjedhore ne kemi Kodin Zgjedhor më të komplikuar në botë. Sistem të keq nuk ka, por kushtëzohet nga vullneti”.
Nga ana e tij Belo pranoi se sistemet nuk janë perfekte, por të pranuara, ndërsa shtoi se 3 zgjedhjet e fundit ka pasur përmirësime për shkak të avancimit të teknologjisë.
“Zgjedhjet, 3 të fundit kanë pas përmirësime të ndjeshme. Avancimi i teknologjisë, disa nga problemet i ka zgjidhur vetvetiu dhe në zgjedhjet e 2017 ka pasur 2-3 kontestime në KQZ dhe Kolegjin Zgjedhor.
Hapësira për interpretim subjektiv dhe lufta për të lëvizur midis letrave. Kemi një progres shoqëror dhe politik, sistemet nuk janë perfekte, por demokratisht të pranuara. Procesi është përmirësuar”.
Ndërkaq kreu i Partisë Agrare Ambjentaliste theksoi se e gjithë kjo situatë vjen si pasojë e sistemit.
“Kam qenë dëshmitar i një zone të nxehtë që është zona e Durrësit dhe sot jemi në një situatë të tillë që kushtetues janë 82 deputetë, të tjerët nuk janë ligjorë. Këtë nuk e zgjidh unë dhe e gjitha kjo vjen si pasojë e sistemit. Vendimi është in extremis, por ja kur ky i ka në dorë gjithë ata njerëz”. /abcnews.al