Për ekspertin e qarkullimit rrugor Islam Qibini, duhet parë legjislacioni dhe masat administrative të ashpërsohen. Ai theksoi se
“Shumica e aksidenteve ndodh për shkak të tejkalimit të shpejtësisë. Duhet parë legjislacioni dhe masat administrative të jenë më të ashpra. Duhet të hiqet dispozita në nenet e kodit rrugor që të mos pezullohet leja e drejtimit por të konvertohet në gjobë. Duhet parë nëse drejtuesi që qarkullon 30 km/h më tepër të pezullohet leja e drejtimit dhe duhet të ketë kontrolle gjatë orëve të vona të natës sidomos për ata që konsumojnë alkool.”
Për ekspertin Softa, duhen bërë ndryshime jo vetëm në kodin rrugor por edhe në infrastrukturë sidomos pas daljes nga një pikë karburanti.
“Kodi rrugor e ka të përcaktuar dhe ka një kufizim për ata që sapo kanë marrë patentën mbi fuqinë motorike. Duhet të ndryshojë jo vetëm kodi rrugor, por infrastruktura sepse dalja nga një rrugë për tu futur në rrugë kryesore, kthimi është i shkurtër. Ka pika karburanti që del në mënyrë të menjëhershme.”
/ abcnews.al