A “dolëm” nga pandemia Covid? Mjeku infeksionist: Nuk ka mbaruar, duhet kujdes

schedule22:56 - 20 Shtator, 2022

schedule 22:56 - 20 Shtator, 2022

Mjeku infeksionist i spitalit Hygeia, Arben Pilaca i ftuar në emisionin “Log.” në Abc, me gazetarin Endri Xhafo deklaroi se duhet të jemi ende të kujdesshëm pasi pandemi Covid-19 ende nuk ka mbaruar. Mjekut Pilaca iu bashkua edhe mjeku tjetër infeksionist Ilir Alimehmeti, i ftuar në studio, i cili deklaroi se pandemia është qetësuar, por nuk ka mbaruar.

Pjesë nga biseda:

Arben Pilaca: Pandemi si definicion është tjetër gjë dhe të thuash “dolëm nga pandemia” nuk është me vend. Nuk dalim nga pandemia. Nuk ka ndarje me thikë, është një proces gradual. Për mua nuk ka mbaruar. Është vetë dinamika e zhvillimit.

Endi Xhafo: Pse Presidenti Biden tha që pandemia ka mbaruar? Ky është një lajm i mirë dhe optimist, por këto vendime nuk merren nga politikanët. Atë e thonë specialistët. Ne jemi mësuar që gjatë këtyre dy viteve kanë folur më shumë politikanët.

Ilir Alimehmeti: Nuk ka mbaruar. Është qetësuar shumë.

Arben Pilaca: Pas 10 muajsh do shohim me siguri absolute që jemi të qetë. Nuk e dimë se çfarë do na sjellë dimri dhe nënvarianti i ri. Duhet të monitorohet me kujdes.

Endri Xhafo: Kujdesi duhet të jetë nga autoritetet mjekësore apo nga individët?

Arben Pilaca: Unë them të dyja bashkë. Kur them duhet të kemi kujdes nga institucionet dhe individuale duhet ta sqaroj. Rekomandimi i vaksinimit vazhdon edhe sot, përdorimi i maskave sidomos në institucione shëndetësore duhet të zbatohet dhe duhet të jemi të kujdesshëm. Me një rregull të caktuar duhet të testohesh akoma. Disa masa vazhdojnë. Edhe individët duhet të kenë kujdes./Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!