A dobësohen shanset tuaja nëse Alibeaj do të paraqitet me kandidat në Elbasan? Boçi: Baza nuk do e pranonte

schedule23:09 - 15 Nëntor, 2022

schedule 23:09 - 15 Nëntor, 2022

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, i ftuar në studion e “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka folur për arsyet që e shtynë atë të shpallë kandidaturën për Bashkinë e Elbasanit.

I pyetur nga moderatori Xhafo se sa do të ndikojnë në votime nëse në garë do të dilte një tjetër kandidat nga PD, dikush nga radhët e “grupit” Alibeaj, Boçi tha se në Elbasan opozita do të ketë vetëm një kandidat.

Ai tha se do të jetë shumë e vështirë që të dalë një kandidat nga grupi i Alibejat, pasi ka kundërshti të fortë nga baza në Elbasan, të cilët duan një PD të bashkuar.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: A druheni se dobësohen shanset tuaja nëse zoti Alibeaj do të paraqitet me kandidat në Elbasan?

Boçi: Nuk është se është gjë e mirë dilja e një kandidati nga pjesa e PD. Por bindja ime, lidhja ime me bazën është që grupi tjetër ka në eter një vendimmarrje të trysnuar që mos ketë kandidat, për arsye se dhe historia ime politike, pasi kam qenë kryetar i PD, deputet, krijon një betejë të vështirë edhe për nga ana politike edhe nga ana morale. E kam thënë edhe ën deklaratën time, që krahas sfidës për të fituar bashkinë, kam dhe sfidën për të bashkuar partinë. Baza e PD në Elbasan është e bashkuar rreth kandidimit. Baza nuk e pranon.

Ristani: Unë besoj se çështja e gjykatës do të zgjidhet para zgjedhjeve.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!