A do veprojë SPAK mbi politikanët? Juristët per Abc News: Kanë krijuar instrumente për t’u mbrojtur

schedule10:30 - 28 Dhjetor, 2019

schedule 10:30 - 28 Dhjetor, 2019

Njohësit e ligjeve duken jo plotësisht optimistë në pritshmërinë në luftën e SPAK-ut kundër korruprsionit dhe krimit të organizuar në radhët e zyrtarëve të lartë. Konstitucionalisti, Sokol Hazizaj nuk mendon se politikanët kur e bënë dhe miratuar ligjin nuk kanë menduar për veprimin e tij ndaj tyre.

 

 

“Ata që e bënë reformën kanë gjetur edhe instrumentin e mbrojtjes nga ajo, të garantoj”, shptehet Hazizaj.

Mendimin të njëjtë ka edhe jursti Jordan Daci.

“E lehtë nuk është sigurishsht sepse ka mekanizma mbrojtës, të cilët ata i kanë shfrytëzuar gjatë gjithë kohës dhe SPAK-u në njëfarë mënyrë duhet të thyejë të gjithë ato mburoja që politikanët dhe zyrtarët e lartë kanë krijuar vetes jo vetëm në kuptimin e lidhjeve, por nëse SPAK nuk bënë këtë atëherë është dështim”, tha Daci.

Për të mbështetur këtë mendimin të tij, Daci shton edhe argumentin tjetër për sistemin gjyqësor në tërësi.

Të dy juristët janë të mendimit se rezultati nga SPAK do të vonojë.

Në procesin që sapo ka nisur SPAK  Jursti Hazizaj sheh si problem volumin e lartë të dosjeve që I janë lënë kësa strukture.

Ndërsa për Dacin struktura e vërtetë që jep drejtësi nuk është SPAK.

Struktura e Posaçme anti-korrupsion nisi të funksionojë në datë 18 dhjetor, kur 8 prokurorët bënë betimin para Presidentit Ilir Meta. Tashmë ka nisur dhe ndarja e çështjeve që do të hetojë kjo strukturë, që në fokus të saj nga zyrtarët e lartë që nga Presidenti deri tek drejtuesit e pushtetit vendor. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!