A do të votojë dot diaspora në prill? Sinaj: Duhet të kemi deputetët tanë në Kuvend

schedule09:50 - 2 Tetor, 2020

schedule 09:50 - 2 Tetor, 2020

I ftuar në “Abc-ja e mëngjesit”, Sokrat Sinaj, anëtar i Këshillit Koordinues të Diasporës foli për çështjen e votimit të emigrantëve në zgjedhjet e ardhme.

Gjatë intervistë me Enkel Demin, Sinaj u shpreh se vota e Diasporës është një e drejtë e padiskutueshme për këta të fundit.

Megjithëse është premtuar vota e emigrantëve në 25 prill, Sinaj rrëfen se gjatë takimeve që ka pasur me figura të larta të politikës gjatë këtyre ditëve, i kanë shprehur pesimizmin se procesi i votimit mund të mos realizohet.

“Gjatë këtyre ditëve që kam qenë në Tiranë kam bërë takime të ndryshme. Dhe ka pasur nga ata që më kanë thënë se kemi frikë që angazhimi dhe  dëshira nuk është në nivelin që do e bëjmë këtë herë. Kjo do zhgënjente shumë dhe nuk jam dakord me këtë rezultat, pasi teknologjitë e sotme e mundësojnë. Ka ardhur koha që ta bëjmë”, u shpreh ai.

Më tej, Sinaj shprehet se qëllimi është që Diaspora të përfaqësohet me deputetët e saj në Kuvendin e Shqipërisë si dhe të garojë me listat e saj.

“Dëshira është që Diaspora të ketë listën e saj. Kjo e ndërlikon problemi, do vij një moment që ky muhabet kërkon një angazhim. Të votojnë vetëm për një qark kemi qenë kundër. Që ne të përfaqësohemi me deputetët tanë unë do thoja që pjesëmarrja e Diasporës nëse ata nuk janë si simpatizantë është vlerë e shtuar”, ka theksuar ai.

Intervista e plotë:

Sokrat Sinaj:Pas kaq kohësh kujtohemi që ti japim Diasporës të drejtën që i takon. ajo që kërkojmë ne tani është që Diasporës i jepet mundësia taje ku janë të votojnë me ato forma që njihen sot.

Enkel Demi: Edhe Diaspora e Kosovës voton, madje votat e Diasporës bënë Albin Kurtin kryeministër se me gjasë mund të ishte Vjosa Osmani. Ndërsa ne i kemi të gjithë qytetarë shqiptarë edhe ata që jetojnë jashtë, i kemi përfshirë në listat e zgjedhësve këtu. Prandaj përqindja e pjesëmarrjes sonë është shumë e lartë sepse pavarësisht se është 51-52 mungon një pjesë e mirë e Diasporës. Ju nuk na duheni për të votuar, por juve na duheni për të vjedhur zgjedhjet sepse ata që nuk janë votojnë duke mos qenë.

Sokrat Sinaj: Edhe lëvizja e Diasporës edhe puna e Këshillit Koordinues edhe sensibiliteti që ne i bëmë problemit në nivelet më të larta të politikës shqiptare me kryeministrin dhe me përfaqësuesin e opozitës, të dy palët na premtuan që këtë herë do i jepet e drejta e votës Diasporës, të votojnë atje ku janë. Është marrë një vendim që kjo është ligjëruar tashmë, por i ka kaluar për realizimin e pjesës së dytë, procedurave teknike KQZ-së. Por KQZ nuk është krijuar akoma dhe vonesat krijimit ë këtij institucioni e komplikojnë këtë muhabet. Por unë përfitoj nga rasti q ëtë theksoj edhe njëherë, pavarësisht se mund të justifikohet me kohën, unë mendoj me mundësitë teknologjike që kemi sot është plotësisht e mundshme që të realizohet. Dhe KQZ duhet ta vlerësojë si prioritet , ta realizojë pjesëmarrjen e Diasporës në zgjedhjet e ardhme.

Enkel Demi: Përgatitja e gjithë infrastrukturës zgjedhore ka për të qenë e vështirë, normalisht ju duhet të ikni në një listë tjetër zgjedhësish? Si identifikoheni?

Sokrat Sinaj: KQZ do të përcaktojë. Kërkesa jonë ka qenë që Diaspora të ketë grupin e saj parlamentar dhe ky është opsioni më i mirë. Zvicra e konsideron Diasporën Zvicrën e pestë. Porcedurat janë të qarta fare, mund të merret një vend si shembull.

Enkel Demi: Sa deputetë kërkoni ju që të zgjidhen nga Diaspora?

Sokrat Sinaj: Po tani kjo varet nga kriteret që vë politika shqiptare, sa zgjedhës duhen për një deputet. Nëse psh do të votojnë 100 mijë nga Diaspora nga ckam dëgjuar duhet 10 mijë për një deputet. Dhe mendoj se bëhet një grup shumë serioz. Ndoshta jo të gjithë votojnë, por unë me atë vlerësim paraprak dhe me njohjet që kam andej shikoj që ka një angazhim.

Enkel Demi: Kush konsiderohet Diasporë, gjithsecili emigrant që mund të këtë një vit, 2 vjet apo një person që ka pasaportë të huaj apo emigracion më të gjatë?

Sokrat Sinaj: Unë do ta përcaktoja të gjithë shqiptarët që janë të regjistruar në vendet ku banojnë dhe disponojnë në të njëjtën kohë pasaportën shqiptare duhen të konsiderohen si potencial për zgjedhjet.

Enkel Demi: Pra një njeri sipas jush që ka leje qëndrimi apo të paktën rezident  në një vend të huaj dhe që ka edhe pasaportën shqiptare, ai duhet të votojë. Ne i referohemi gjithmonë eksperiencave të fqinjëve, por harrojmë që dikur i kemi dhënë të drejtën e votës Diasporës në kohën e Mbretit Zog. Në parlamentin e atëhershëm zgjidheshin 2-3 deputetë nga Diaspora. A është e drejtë që Diaspora të ketë të njëjtën fuqi për të zgjedhur si ne që jemi këtu?

Sokrat Sinaj: Është një pyetje që bëhet dhe ka këndvështrime të ndryshme. Diaspora shqiptare ka një veçanti të sajën që është nga donatorët ose financuesit kryesorë të Shqipërisë sot. Ky kontribut financiar është tashmë prezent. Jam dakord është një problem që mund të diskutohet. Këto janë probleme teknike që mund të diskutohen dhe të vendosen rregullat e  reja që në fillim.

Enkel Demi: Unë e shikoj të pamundur që të realizohet kjo në zgjedhjet e 25 prillit.

Sokrat Sinaj: Gjatë këtyre ditëve që kam qenë në Tiranë kam bërë takime të ndryshme. Dhe ka pasur nga ata që më kanë thënë se kemi frikë që angazhimi dhe  dëshira nuk është në nivelin që do e bëjmë këtë herë. Kjo do zhgënjente shumë dhe nuk jam dakord me këtë rezultat, pasi teknologjitë e sotme e mundësojnë. Ka ardhur koha që ta bëjmë.

Enkel Demi: Nuk besoj se është çështje politike sa është çështje enigme sepse asnjë nga partitë politike shqiptare që pretendojnë të fitojnë zgjedhjet nuk e dinë për kë votoni ju,ata e dinë si voton filan qark, por për emigrantët nuk e dinë dhe kjo padituri u shkakton ankth.

Sokrat Sinaj: Është e vërtetë, por këtu qëndron edhe pozitivja e kësaj pune. Ka edhe një gjë të mirë që tregon se Diaspora nuk kontrollohet nga partitë politike. Jemi pas 30 vjetësh ndryshim sistemi nga diktatura dhe nuk po vendosim dot rregullat e lojës. E drejta e votës së Diasporës është një e drejtë e padiskutueshme. Por unë shikoj një gjë tjetër Diaspora është një aset me vlerë për vendin rone, në Diasporë ne kemi dyfishin e popullsisë që është kështu. Ka një vecanri tjegtër, ka eksperiencën e vendit ku jeton. Ka dhënë prova të drejtojë institucione. Ka një nevojë që Diaspora të jetë prezent edhe në jetën ekonomike dhe politike të vendit.

Enkel Demi: Ju kërkoni me letër, me postë, online?

Sokrat Sinaj: Mendimi ynë është që të zgjidhet forma më e përshtatshme ku nuk vidhet. Posta është një variant. Ka forma që janë të sofistikuara.

Enkel Demi: Ju do të votonit për një listë të krijuar nga partitë politike shqiptare, apo do të keni një listë tuajën?

Sokrat Sinaj: Kërkesa jonë është që Diaspora të përfaqësohet në Kuvend.

Enkel Demi: Ju do ta konceptoni Diasporën si një lëvizje politike që paraqet një listë që garon, apo Diaspora voton për listën që paraqet PD, PD e me radhë?

Sokrat Sinaj: Dëshira është që Diaspora të ketë listën e saj. Kjo e ndërlikon problemi, do vij një moment që ky muhabet kërkon një angazhim. Të votojnë vetëm për një qark kemi qenë kundër. Që ne të përfaqësohemi me deputetët tanë unë do thoja që pjesëmarrja e Diasporës nëse ata nuk janë si simpatizantë është vlerë e shtuar.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!