Reme Lala tërhiqet nga kandidimi për deputete

schedule16:01 - 6 Mars, 2021

schedule 16:01 - 6 Mars, 2021

Deputetja e PDIU-s në qarkun Dibër Reme Lala e cila pranoi të garojë në zgjedhjet e 25 Prillit nën siglën e PS, është tërhequr nga gara për deputete.

Burime për abcnews.al bëjnë me dije se Lala ka kërkuar që të jetë pjesë e listës fituese të kandidatëve, që duket se është dhe një ndër shkaqet që ka sjellë tërheqjen e saj nga gara.

Ndërkohë priten ditët në vijim për të parë nëse Lala do të heqë dorë përfundimisht nga politika, apo është vetëm tërhequr nga gara nën siglën e PS-së për zgjedhjet e 25 prillit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!