Teksa zhvillohet seanca plenare, nga jashtë Kuvendit, Enkelejed Alibeajn la të kuptohej se nuk do të jetë i pranishëm në Kuvendin e thirrur nga Sali Berisha ditën e shtunë.
Kreu i grupit parlamentar të PD, në një prononcim për mediat ka thënë se Kuvendi i 30 prillit, i thërritur nga Komisioni i Rithemelimit nuk ka rëndësi.
“Është e qartë se sot është ditë e Kuvendit. Kohë më parë e kemi bërë të qartë se Grupi Parlamentar ka nxjerrë parimet e bashkimit. Është në fuqi dhe do jetë gjatë të gjithë kohës”
“Është diskutuar prej disa javësh në takim me të gjithë deputet. Pati një refuzim dhe jeni njohur me të. E rëndësishme është ngjarje parlamentare.” tha Alibeaj.
/abcnews.al/