A do të shkojë Putini te funerali i Mbretëreshës Elizabeth? Përgjigjet zëdhënësi

schedule14:58 - 9 Shtator, 2022

schedule 14:58 - 9 Shtator, 2022

Zëdhënësi i presidentit rus, Vladimir Putin ka thënë se lideri i Kremlinit “ nuk po mendon të marrë pjesë në funeralin e Mbretëreshës Elizabeth”, shkruan The Gurdian, teksa citon media shtetërore ruse RIA Novosti.

Gjithashtu Dmitry Peskov, tha se presidenca ruse po pret shpalljen e protokollit të ceremonisë, përpara se të vendosë se kush do të përfaqësojë Rusinë në ceremoninë e varrimit.

Mbretëresha Elizabeth II, monarkja më jetëgjatë në historinë britanike u shua në moshën 96-vjeçare.

Lajmi u konfirmua përmes një deklarate zyrtare nga Pallati Buckingham. Familja e saj u mblodh në pronën e saj skoceze pasi shëndeti i saj u përkeqësua më herët këtë të enjte.
Pallati tha: “Mbretëresha vdiq paqësisht në Balmoral këtë pasdite”. Me vdekjen e saj, djali i saj i madh Charles, do të udhëheqë vendin si Mbreti i ri dhe kreu i shtetit për 14 mbretëritë e Komonuelthit.

Kryetarja e bashkisë së Parisit, Anne Hidalgo, njoftoi në Twitter se Kulla Eifel do të errësohet sonte në shenjë zie për vdekjen e Mbretëreshës Britanike Elizabeth II.
Njëkohësisht ajo bëri të ditur se në emër të të gjithë parizienëve i shpreh ngushëllimet ambasadores britanike, Mena Rawlings

/abcnwews.al/