A do të rikthehet Basha? Nazarko: Pret humbjen e Berishës në zgjedhje

schedule17:49 - 21 Shkurt, 2023

schedule 17:49 - 21 Shkurt, 2023

Analisti Mentor Nazarko theksoi se PD-ja e Enkelejt Alibeajt pret dështimin e Sali Berishës në zgjedhje për të thënë se janë legjitim. I ftuar në NewsLine me moderatoren Viol Xhafaj, analisti tha se humbja në zgjedhje mund të jetë një argument për të kërkuar largimin e Berishës nga PD.

“Favorizon pjesën anti foltore që drejtohet nga Alibeaj. Është drejtues i qartë që partitë e vogla, që janë themelore për optimizimin e votës së opozitës, nuk shkojnë në një ushtri elektorale të udhëhequr nga Berisha dhe është një moment në favor të tyre për Alibeajn që të thonë se janë legjitim.

Në një farë mënyre partitë e vogla kishin këto arsye ndërkohë që krahu i Alibeaj ka synimin që presin që Berisha të humbë. Zgjedhjet përfaqësojnë një rast të mirë që rezultati i tyre, do të përdoret si argument që të largohet Berisha.“, tha ai duke komentuar më pas edhe lëvizjet e fundit të Lulzim Bashës.

Basha synon që të kapitalizojë këtë mungesë të tij, shpeshherë Basha shkëlqen me mungesën e tij. Është duke akumuluar energji potenciale duke pasur parasysh se brenda PD pas Berishës është udhëheqësi më i lidhur me rrjetin e vet, i cili kishte një trend rritës në zgjedhjet e 2022.

Arriti rezultatin më të mirë të PD pas 1992. Basha ka kredencialet për të kërkuar afirmimin e tij. Ideale do të ishte të ishte një i tretë. Ideale do të ishte që në këtë periudhë, grupi i Bashës të afirmonte një fytyrë të re në raport me berishizmin. Pra që të tregohej se PD e re nuk është një parti berishiste.“, tha Nazarko.

I pyetur se çfarë mund të ndodhë nëse gjykata me 3 Mars vendos kundër Berishës, Nazarko shtoi:

“Ka shumë gjasa sepse siç e thashë ai është i vetmi në krahun tjetër që ka histori prej udhëheqësi me gjasë ka edhe mbështetje ndërkombëtare. Së treti çështja McGonigal ngjan sikur e pastron nga akuza për para ruse por edhe e nxjerr si një lloj viktime të sjelljeve të Ramës në raport me SHBA dhe është e sigurt që ai është dikushi që gëzon mbështetjen e SHBA si një figurë alternative e opozitës përballë Ramës dhe ka bërë një gjest të paimagjinueshëm prej tij. E ka nxjerrë Berishën prej partisë që ai themeloi. Basha ka bërë një akt të fortë dhe për këtë arsye, ai po pret për një rezultat të dobët të PD në këto zgjedhje apo edhe bojkotim që të shfaqet fuqishëm për të pretenduar rikthimin në krye të PD.”, tha Nazarko./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!