Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

A do të qëndrojë Messi te PSG? Galtier përgjigjet me plot bindje

schedule13:43 - 11 Janar, 2023

schedule 13:43 - 11 Janar, 2023

Trajneri i PSG-së, Cristophe Galtier, është i bindur se Lionel Messi do të qëndrojë në klub edhe pas fundit të sezonit.

Kontrata e yllit argjentinas skadon në verë, por negociatat për një zgjatje të saj janë në vazhdim. Vetë Galtier nuk është i përfshirë në këto negociata, por ai dukej i qetë për mënyrën se si po e cin gjërat kur foli për mediat të martën.

“E di që bisedimet mes palëve për vazhdimin e kontratës së tij janë në një fazë të avancuar. Në çdo rast, rinovimi i Messit është një çështje e drejtorit sportv Luis Campos pasi nuk e di se ku janë gjërat saktësisht. Unë besoj se Messi është i lumtur te PSG dhe është i përkushtuar ndaj projektit”, është shprehur me bindje francezi./ h.ll/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!