A do të mbyllet sërish Italia? Kryeministri Conte u drejtohet me mesazh italianëve

schedule19:20 - 23 Tetor, 2020

schedule 19:20 - 23 Tetor, 2020

Ne duhet të shmangim një bllokim tjetër kombëtar, kështu që të qëndrojmë vigjilentë dhe të gatshëm për të ndërhyrë kur është e nevojshme”.  Kështu deklaroi pasditen e sotme kryeministri italian, Giuseppe Conte ndërsa vendi po përballet me një valë të dytë të pandemisë.

Conte theksoi se duhet të shmanget mbyllja e dytë, ndërsa shtoi se jemi ende në pandemi.

“Ne jemi akoma në pandemi: të forcuar nga përvoja që kemi pasur, ne duhet të shmangim ndalimin e aktiviteteve prodhuese dhe të punës, mbylljen e zyrave publike, si dhe mbylljen e shkollave”, shtoi Kryeministri në një video-mesazh.

“Kur shteti dhe institucionet publike nuk kanë respekt për punën, duhet t’u vijë turp”, theksoi Kryeministri.

Për këtë arsye,vazhdoi ai, “Italia rinis nga puna. Puna është një përparësi që sot, pas muajve të vështirë”.

Më tej Conte theksoi se janë të ndërgjegjshëm për vështirësitë e mëdha që po kalojnë. “Ne jemi të vetëdijshëm për vështirësitë e mëdha që po kalojnë ndërmarrjet, punëtorët, profesionistët e pavarur, ne jemi të vetëdijshëm për përpjekjet e mëdha të bëra për të përshtatur dhe riorganizuar kohërat dhe hapësirat e vendeve të punës’, vërejti Conte.

“Përvoja e muajve të fundit na ka treguar se mbrojtja e shëndetit si një çështje përparësie na lejon të mbrojmë strukturën prodhuese të vendit në mënyrë më efektive “, tha mes të tjerash kreu i qeverisë italiane.

Italia është një ndër vendet më të goditura në botë nga Covid-19 në fazën e parë, ndërsa vendi është duke u përballur sërish me shifra rekord. g.v/abcnews.al 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!